Dollibashi dhe zonjat e (pa)sigurisë!

Postuar në 11 Prill, 2019 12:30

Shqipëria është bërë sërish lajm në mediat ndërkombëtare jo vetëm për grabitjen kinematografike në aeroportin e Rinasit, por edhe për vendimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të instaluar ushtrinë në perimetrin e jashtëm të aeroportit. Praktika që i ndeshim  në vende si Venezuelela apo Libia të mëbrthyera nga konfliktet e armatosura civile.

Debati nëse kompania koncesionare nuk ka përmbushur kontratën për sigurinë është njëra anë, ndërsa fakti që aeroporti sulmohet me armë dhe merret në mbrojtje nga ushtria është pasqyrë e situatës anormale që po kalon vendi. Këtë imazh qeveria kërkon ta shmangë, por me vendimin për të çuar ushtrinë në Rinas e ka nxirë edhe makiazhin e një vendi të sigurtë që pret mbi 10 mionë turistë sipas objektivave të Blendi Klosit.

Në mungesë të argumentave dhe përgjegjësive ka filluar kakofonia brenda vetë qeverisë, ku dollibashi ua ka lënë në dorë zonjave fushatën publiçitare për çështjet e sigurisë. Shtrigës së Albcontrol siç parapëlqen ta quajë ai dhe koketën e ish-Mjaftit që negocioi bazën e Kuçovës me amerikanët. Ministrja e Mbrojtjes thotë se nuk ka pse t’i marrë leje presidentit pasi nuk është rasti kur është cënuar siguria kombëtare, ndërsa ministrja tjetër Balluku thotë të kundërtën.  Ja çfarë ka deklaruar sot Olta Xhaçka:

"Nuk është debat kushtetues, nuk ka dislokim trupash, nuk kemi luftë, nuk kemi situatë të cenimit të sigurisë kombëtare ku do të duhet të kishim marrë një miratim të Parlamentit jo të Presidentit. Nuk jemi në kohë lufte dhe nuk kemi në fakt as emergjencë. Kemi vetëm cenim të sigurisë të një objekti të rëndësisë së veçantë, të rëndësisë së parë, i cili po ashtu në mënyrë të pazgjidhshme dhe integrale, infrastrukturë ushtarake po ashtu.

Më herët Balluku bëri këtë koment, duke ia vënë vajin kompanisë konçesionare, por me teorinë e saj pë cënimin e sigurisë kombëtare.

“Ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e përsëritur, por fatkeqësisht edhe më e sofistikuar nga keqbërësit në krahasim me herët e tjera, çka sjell cënimin e sigurisë kombëtare dhe saj ndërkombëtare, pasi aviacioni civil nuk ka kufi”

Është e dukshme që qeveria është në panik nga rrëzimi i alibive se fajin e kanë gjithmonë të tjerët dhe e kapur në befasi po merr vendime të nxituara, duke u ekspozuar edhe më keq para opinionit.  Nga ana tjetër Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.