Aeroporti i Vlorës, dihet vetëm konsulenti. Ministrja: Tender ndërkombëtar. Së shpejti edhe autostrada e Thumanës

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 12:55

Sot është raportuar se në godinën e Kryeministrisë është prezantuar projekti dhe tenderi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli citohet të jetë shprehur me këtë rast:

Shumë pak njerëz do ta besonin dhe do ta shihnin si një projekt të realizueshëm. Sot jam këtu për të garantuar atë që premtuam pak kohë më parë dhe sot do të behët realitet. Lungomarja, një ndër projektet më të kritikuara është kthyer një ndër zonat më të vizituara në Vlorë. Na del një detyrë e madhe për akomodimin dhe përgatitjen e stafeve njerëzore. Të gjitha këto kanë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi

Nga ana e vet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi:

Kemi ngritur një tender ndërkombëtar për një vepër ndërkombëtare, bazuar në parimet e barazisë dhe konkurrencës. Ky aeroport është pikënisja e planit të investimit që kemi. Shumë shpejt do të hapet tenderi Adriatiko-Jonian, Thumanë- Rrogozhinë. Do punojmë për tunelin e Llogarasë. Hapet zyrtarisht thirrja për ndërtim dhe operim të aeroportit. Shpallim sot hapjen e këtij tenderi ndërkombëtar, do të sjell konkurrencë dhe shërbime të larta. Me 12 mars përfundon afati për të dorëzuar ofertat. 35 vite zgjat koncesioni. 31 maj fillojnë punimet për ndërtimin e tij

Megjithë entuziazmin e treguar, historia e këtij projekti është shumë e errët. U premtua se do ta ndërtonin kompani turke që bënë edhe një projekt, pastaj u shty me dy vjet. Më pas verën që shkoi u tha se do jenë kompani italiane që kanë shprehur interes. Madje u shkruajt në mediat e Italisë për këtë gjë. Por kush e ka zhvilluar projektin, kush lobon për këtë projekt këtë nuk e di kush. Ndonëse formalisht qeveria premton se do të ketë shpallje ndërkombëtare.

Burime për ResPublica u shprehën se konsulent i projektit është kompania Abkons që drejtohet nga biznesmeni Besnik Leskaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.