vendimi

Qeveria shkel ligjin, Lati: S’na pyetën rreth vendimit mbi koncesionin për portin e karburanteve

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:30

Qeveria shkeli ligjin duke e anashkaluar Autoritetin e Konkurrencës nga koncesioni për portin e ri të karburanteve në Porto Romano. Në një prononcim për “Top Channel” kryetarja e këtij institucioni, Lindita Lati, tha se Autoriteti nuk u vu fare në dijeni për koncesionin por u njoh me të rastësisht në faqen zyrtare të Parlamentit kur kontrata gati ishte mbyllur. “Aty ne pamë ligjin që ishte në radhë për të kaluar që i jep të drejtë ekskluzive në Porto Romano.

Motoja “ të bëjmë shtet”. Tatimorët në punë jashtë orarit, s’ka pushim në fundjavë

Postuar në 22 Tetor, 2015 09:25

Orar pa orar në punë për të bërë Shqipërinë. Nën moton “të bëjmë shtet” drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka urdhëruar të gjithë punonjësit tatimorë të dalin në punë jashtë orarit si dhe të kryejnë shërbim të zgjatur  në fundjavë me qëllim përmirësimin e bilanceve të shtetit.

Gazeta Shqiptare raporton se  400 tatimorë kanë rreth dy muaj që punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, pa marrë asnjë pagesë shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.

Gjykata e Apelit: “Pse 35 vjet për Konstanin Xhuvanin? Prokuroria duhet të provonte se ai është autor”. Si dhe pse u dënua Xhuvani atëherë?

Postuar në 18 Tetor, 2015 17:16

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Konstandin Xhuvanin, por Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 35 vite burg. Xhuvani vrau 4 persona dhe u kap në kushte rënduese me armë në dorë. Po kështu ai pranoi se kishte kryer vrasjet, duke shtuar se ka qenë në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës(http://www.gazetatema.net/web/2015/03/10/konstandin-xhuvani-denohet-me-35-vite-burg/).

PD angazhohet për çështjen rome

Postuar në 16 Tetor, 2015 21:01

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, përmes një letre të hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj kërkon anullimin e vendimit për shpërnguljen me dhunë të 44 familjeve të komunitetin rom e egjiptian nga zona e Parkut Kombëtar në Tiranë. Deputetja Vokshi, e cila është dhe kryetarje e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, e konsideron shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, faktin që sipas saj, “dhjetra familje rome po dëbohen me forcë nga Liqeni Artificial, pas një urdhëri të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”.

Midhja e Butrintit në guackën e hipnozës ministrore

Postuar në 26 Shtator, 2015 14:24

Të gjithë e kemi dëgjuar hipnozën si fjalë, por janë të paktë ata që dinë kuptimin e saj. Hipnoza e ka zanafillën nga lashtësia. Emri vjen nga greqishtja e vjetër dhe personifikon gjumin. Nga mitologjia, zoti i Gjumit ishte biri i Natës që kishte trashëgimtar Morpheun ose Formën në shqip, Fovitor-i Trëmburi, Fantasos-Imagjinatën, dhe të gjithë këta njihen si “Perënditë e Ëndrave”.

Dënimi me vdekje jepet edhe nga gjykata edhe nga shteti

Postuar në 19 Shtator, 2015 22:32

Shteti dhe regjimi politik janë dy gjëra të ndryshme, dy gjysma që përbëjnë një vend me një emër të caktuar, dy gjysma që plotësojnë njëra tjetrën dhe që i kanë të ndara veprimet. Regjimi politik në një vend mund të jetë parlamentar, presidencial, mbretëri, popull-mbret (“republikë”), “demokraci”, “diktaturë”, fetar ose jo fetar, etj. Regjimi politik përfaqson “sovranin” i cili ripohon duke i ligjëruar detyrat natyrale të një shteti dhe më pas nuk i ndërhyn shtetit (qeverisë) në zbatimin e tyre; dhe anasjelltas, shteti nuk ndërhyn në formën apo punën e regjimit politik.

Stanislav Petrov, oficeri rus që shpëtoi botën

Postuar në 18 Shtator, 2015 00:29

Në 27 gusht të këtij viti, ish-oficeri  i ushtrisë ruse Stanislav Petrov u fotografua përpara shtëpisë së tij. Emri i tij ndoshta nuk thotë shumë, por për disa në perëndim njihet se njeriu që shpëtoi botën. Ky është edhe titulli I filmit që do të shfaqet premierë të premten, ku rrëfehet historia tronditëse e Stanislav Petrov, i cili mori vendimin për të mos shtypur butonin që do të dërgonte raketa bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pages

Subscribe to RSS - vendimi