Motoja “ të bëjmë shtet”. Tatimorët në punë jashtë orarit, s’ka pushim në fundjavë

Postuar në 22 Tetor, 2015 09:25

Orar pa orar në punë për të bërë Shqipërinë. Nën moton “të bëjmë shtet” drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka urdhëruar të gjithë punonjësit tatimorë të dalin në punë jashtë orarit si dhe të kryejnë shërbim të zgjatur  në fundjavë me qëllim përmirësimin e bilanceve të shtetit.

Gazeta Shqiptare raporton se  400 tatimorë kanë rreth dy muaj që punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, pa marrë asnjë pagesë shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.

Në dy urdhra të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë shkruhet se e shtuna dhe e diela janë ditë pune.

Nuk kuptohet mbi çbazë ligjore ka dalë ky urdhër pasi vetëm pak kohë më parë Qeveria miratoi ndryshimet në Kodin e Punës, ku punëdhënësi ka të drejtën t’i kërkojë punëmarrësit deri në 200 orë shtesë në vit, ndërsa projektligji po diskutohet në komisione.

Një ditë më parë ministria e Financave publikoi të dhënat fiskale për periudhën janar shtator ku    nga 285.9 miliardë lekë  që ishin të parashikuar të ardhurat totale në  buxhet, u realizuan vetëm 279  miliardë lekë. Mosrealizimi me i madh është nga  Doganat dhe Tatimet me -4.2 miliardë lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.