Gjykata e Apelit: “Pse 35 vjet për Konstanin Xhuvanin? Prokuroria duhet të provonte se ai është autor”. Si dhe pse u dënua Xhuvani atëherë?

Postuar në 18 Tetor, 2015 17:16

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Konstandin Xhuvanin, por Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 35 vite burg. Xhuvani vrau 4 persona dhe u kap në kushte rënduese me armë në dorë. Po kështu ai pranoi se kishte kryer vrasjet, duke shtuar se ka qenë në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës(http://www.gazetatema.net/web/2015/03/10/konstandin-xhuvani-denohet-me-35-vite-burg/). Por në vendimin e vet, Gjykata e Apelit jep një arsyetim që nuk zhgënjen më asnjë:  “Barra e provës rëndon mbi organin e akuzës dhe prokurori duhej të provonte jashtë çdo dyshimi se Kostandin Xhuvani e ka kryer veprën penale dhe të provojë motivet e saj,” thuhet në vendimin e Apelit. Pyetja që mund t’i bëhet Gjykatës së Apelit është: Po pse, kur nuk jeni të bindur lejoni që Xhuvani të dënohet me 35 vjet? Si mund të jepet një dënim i tillë për një vepër apo për akuza të paprovuara? Sot Apeli na thotë se me dosjen hetimore që paraqitet në gjykatë, nuk provohet plotësisht autorësia.

Konstandin Xhuvani akuzohet se ka vrarë katër persona më 4 nëntor 2014 në një lokal në “Rrugën e Elbasanit”.  Më poshtë arsyetimi i Apelit:

 “Gjykata e Apelit Tiranë, përveçse të paarsyeshëm, e gjen pretendimin e organit të Prokurorisë, se në gjendjen aktuale të akteve të prokurorit, çështja nuk mund të zgjidhet, edhe në kundërshtim me përmbushjen e detyrës. Presupozohet se, kur organi i Prokurorisë kërkon gjykimin e një të pandehuri, të paktën në pikëpamjen e organit të akuzës, fajësia e tij është e provuar dhe kërkesa për gjykim e shoqëruar me prova të mjaftueshme për akuzën...Gjykata e Tiranës kishte të drejtën të çmonte se çështja nuk mund të zgjidhej në gjendjen që janë aktet e paraqitura nga organi i akuzës. Por është alogjik pretendimi i vetë organit të akuzës se çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen në të cilën ndodhen aktet që shoqërojnë kërkesën për gjykim. Në rast se organi i Prokurorisë kishte rezerva për zgjidhjen e çështjes, ai nuk duhej ta dorë- zonte kërkesën për gjykim në Gjykatë, pa mbaruar hetimin në mënyrë përfundimtare, i bindur se çështja mund të zgjidhet në këtë gjendje. Gjykata e Apelit Tiranë çmon se në frymën e vendimit të sipërcituar të Gjykatës Kushtetuese, gjykimi i shkurtuar nuk mund t’i mohohet të pandehurit që e kërkon atë, vetëm për ta privuar të pandehurin nga përfitimi i uljes së dënimit”, përmbyllej arsyetimi i Apelit”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.