vendimi

Qeveria kërkon adresën e emigrantëve. Kush nuk e deklaron, nuk merr shërbime

Postuar në 28 Nëntor, 2020 11:16

Qeveria shqiptare, kjo e tanishmja, ka vendosur të marrë seriozisht veten dhe shtetin ku ka hipur duke pretenduar të marrë adresën e qëndrimit të shtetasve që banojnë jashtë territorit të Republikës. Përmes një vendimi të datës 4 nëntor, përherë me propozim të ministrit të Brendshëm, qeveria ka vendosur të detyrojë deklarimin e adresës së shtetasit shqiptar jashtë Shqipërisë, duke njoftuar se mosdeklarimi i adresës do të sjellë ndërprerjen e shërbimeve ndaj tyre që nuk janë asgjë më shumë se ato të Gjendjes Civile dhe ushtrimi eventual i të drejtës së votës.

Do kemi rast të shohim llogaritë bankare të njëri-tjetrit

Postuar në 11 Tetor, 2020 15:17

Njoftimi i fundit se qeveria ka propozuar një projektligj për krijimin e regjistrit të llogarive bankare, krijon ndër të tjera kushtet për të diskutuar mbi aksesin që do të ketë në këtë njësi të re të dhënash private. Në projektin e propozuar e drejta për akses të pakufizuar në Regjistëri i jepet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Greqi, Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale

Postuar në 07 Tetor, 2020 12:27

Agimi i Artë është që nga sot një organizatë kriminale. Këtë ka vendosur një gjykatë greke pas një gjykimi prej 5 vjetësh sipas të cilës edhe drejtuesit kryesorë të saj përfshihen në akuzën e drejtimit të një organizate kriminale.

Në proces janë gjykuar 68 persona, mes të cilëve 18 ish-deputetë për katër akuza: vrasja me thikë e këngëtarit Pavlos Fyssas, sulmi mbi emigrantë, sulmi mbi aktivistë të së majtës dhe akuza për struturim kriminal.

Vala e dytë e Covid-19, qeveria izraelite vendos bllokimin e dytë

Postuar në 24 Shtator, 2020 11:07

Qeveria izraelite miratoi një bllokim të dytë akoma më të rreptë se ai i vendosur dy javë më parë, për shkak të numrit të madh të rasteve të reja. Vendimi do të hyjë në fuqi nesër (e premte) dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 11 tetor, në fund të festave hebreje. Ndër masat që parashikohen janë mbyllja e shërbimeve jo-thelbësore, shmangia e grumbullimeve mbi 20 persona dhe ndalimi i largimit përtej një kilometri nga shtëpia. Sinagogat do të jenë të hapura vetëm për ceremonitë e Kippur-it.

Vala e dytë e Covid-19/ Izraeli bëhet vendi i parë që rikthen karantinën

Postuar në 11 Shtator, 2020 13:49

Izraeli bëhet vendi i parë në botë që i kthehet karantinës për së dyti. Numri rekord i rasteve të reja e detyroi qeverinë ta marrë këtë vendim të enjten.

Izolimi për frenimin e përhapjes së virusit do të zhvillohet në tre faza.

Datat specifike për secilën fazë nuk janë njoftuar dhe zbatimi i raundit të dytë dhe të tretë të kufizimeve do të varet nga rezultati i fazës së parë.

Disa dritëhije mbi kthimin në xhami të Hagia Sophia nga Erdogani

Postuar në 12 Korrik, 2020 23:42

 

Sapo mësuam emrin e xhamisë së 3272 të Stambollit: xhamia Hagia Sophia” shkruan gazeta e njohur franceze, Le Figaro. Vetëm ky fakt mjafton për të gjykuar se veprimi i fundit i presidentit turk, Erdogan, i legjitimuar nga gjykata e shtetit në fjalë, nuk mund të jetë veçse i paramenduar dhe provokues. Madje, reagimi i Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe UNESCO-s, pasqyrojnë telendisjen e tyre përballë udhëheqjes së Turqisë nga njëra anë dhe marrëdhënieve që ato kanë me këtë të fundit nga ana tjetër.

Vendimi i Kushtetutës duhet të respektohet, por edhe të kritikohet

Postuar në 01 Qershor, 2020 14:13

 

Kosovarët janë mësuar të jetojnë në optimizëm dhe në iluzione. Disa pritje u janë realizuar. Kosovën e çliruan luftëtarët e saj dhe NATO-ja. Kosova u shpall edhe e pavarur si shtet dhe u njoh nga shtetet kryesore të botës. Por se Kosova do të zhvillohet, do të jetë shtet funksional, do të ketë nivel të ulët të korrupsionit dhe krimit të organizuar, se njerëzit do të duan të jetojnë në të e jo të largohen, u dëshmuan të kenë qenë iluzione. Iluzione u dëshmuan të kenë qenë edhe pritjet se do të liberalizohen vizat, sepse nuk u liberalizuan.

Status quoja është destabilizuar dhe kjo është fitore jo e vogël

Postuar në 29 Maj, 2020 18:43

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të cilësojë si të drejtë vendimin e presidentit Thaçi për mandatimin e Avudllah Hotit në krijimin e qeverisë. Ky është vendim final dhe Albin Kurti duhet ta njohë dhe respektojë. Atij nuk i ndalohet ta komentojë, por do të ishte gabim ta kundërshtonte zyrtarisht. 

Hileja e një emri që mungon

Postuar në 04 Mars, 2020 15:02

Henri Çili doli nga qelia duke marrë me vete një vendim për detyrim paraqitje dhe duke paralajmëruar se do nisë studimet e thelluara për të drejtën penale në Shqipëri. Akuzat janë shumë të rënda dhe me të vërtetë që do të ishte punë e dobishme asimilimi i të drejtës penale nga z. Çili, çka në fakt siç dihet ndodh me të gjithë të dënuarit e të gjitha kategorive që janë në gjendje të parashikojnë dënimin në bazë të veprës penale.

Shqipëria heq vizat për shtetasit kinezë

Postuar në 21 Dhjetor, 2019 13:27

Në datën 18 dhjetor qeveria ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit kinezë që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Vendimi është propozuar nga kryeministri Edi Rama, që ushtron edhe  detyrën e ministrit të Jashtëm dhe ai është formalisht amendim I një vendimi të vitit 2019.

Liberalizimi i lëvizjes me Kinën u njoftua nga z. Rama menjëherë pas samitit të Novi Sadit kur kryeministri foli për një bum turistësh nga Kina nëse vendet e rajonit heqin barrierat mes tyre. 

 

Pages

Subscribe to RSS - vendimi