Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama, në Konispol: Bilanci i 18 muajve të parë qeverisjeje, pozitiv

Postuar në 14 Qershor, 2015 05:54

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim elektoral me banorët e Konispolit se i është hapur vendit rruga për një kapitull të shkëlqyer dhe kjo tregohet me bilancin e 18 muajve të para të qeverisjes së të majtëve.

“Vota e 23 qershorit solli ndryshimin për vendin. Ne i kemi hapur vendit rrugën për një kapitull të shkëlqyer”, theksoi Rama.

Veliaj: Mbështetje për futbollin. Një stadium i ri për KF Tiranën, jashtë kryeqytetit

Postuar në 14 Qershor, 2015 05:54

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga administratori i Futboll Klub Tiranës, Refik Halili, dhe nga futbollistë të këtij klubi, ka inspektuar nga afër punimet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ku dhe është njohur nga afër me problemet që ka aktualisht klubi bardheblu si dhe ka marrë mbështetjen e drejtuesve të këtij klubi.

PD: Meta po kthen Vorën në një inkubator kriminal

Postuar në 14 Qershor, 2015 05:53

Partia Demokratike denoncoi edhe këtë të dielë atë që ajo e quan një “zbatimin e një skenari kriminal të hartuar nga zyrat e LSI-së në Bashkinë e Vorës”.

“Ilir Meta me heshtjen dhe miratimin e ortakut të tij Rama, po zbaton në Vorë një skenar kriminal, të hartuar në zyrat e LSI, dhe të vënë në jetë në bashkëpunim të ngushtë mes banditëve të skeduar të sjellë enkas nga brenda e jashtë vendit, me strukturat e kriminalizuara të shtetit që shkelin ditë përditë ligjin për Ilir Metën”, deklaroi Keltis Kruja.

Rama: Hetime transparente për Ismailin. Misioni i vëzhguesve të jetë i pranishëm në Vorë

Postuar në 13 Qershor, 2015 07:34

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me hetimin ndaj kandidatit të djathtë për Bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama tha se kjo parti inkurajon organet e drejtësisë për hetime transparente dhe të pandikuara nga asnjë presion politik.

PD: Procedimi i Ismailit, skenar i PS-LSI. Rama-Meta po keqpërdorin policinë

Postuar në 13 Qershor, 2015 07:34

Partia Demokratike ka reaguar paraditen e së shtunës pas njoftimit për nisjen e procedimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka deklaruar se procedimi i Ismailit është një skenar i koalicionit PS-LSI, që po përdor sipas tij Policinë e Shtetit për qëllimet e veta. 

Vjedhje me vlerë 80 mijë euro, pranga 4 punonjësve të një biznesi

Postuar në 13 Qershor, 2015 07:33

Vjedhja e mallrave të ndryshëm në vlerën e 80 mijë eurove në një biznes fason në qytetin e Durrësit ka çuar në pranga 4 persona.

Nga specialistët e krimit ekonomik në komisariatin përkatës të qytetit bregdetar u bë ndalimi i shtetasve Françesko Haxhi, 38 vjeç, me detyrë magazinier; Sokol Stafa, 25 vjeç, me detyrë shofer; Denis Llula, 24 vjeç, me detyrë magazinier; si dhe menaxheri i këtij biznesi, Haxhi Dibrani, 48 vjeç.

Sulmet e 11 Shtatorit, raporti: Agjencitë e spiunazhit neglizhuan rrezikun

Postuar në 13 Qershor, 2015 07:32

CIA do të mund t’i kishte parandaluar sulmet e 11 Shtatorit 2001 ndaj Kullave Binjake, nëse agjencitë amerikane të zbulimit do të kishin bërë më shumë punë investigative.

Në këtë përfundim ka dalë raporti i ri prej 500 faqesh i sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili më së shumti është i bazuar në informacione që deri vonë mbanin etiketen “Top Secret”.

Dokumentet, dikur sekrete shtetërore, përfshijnë një version më të plotë të një raporti të vitit 2005, i cili ishte realizuar nga agjencia e spiunazhit.

Halim Kosova: Ujë me cilësi dhe 24 orë për të gjithë banorët e kryeqytetit

Postuar në 11 Qershor, 2015 04:44

Gjatë prezantimit të programit për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Tiranë, Halim Kosova premtoi se gjatë vitit të parë të mandatit të tij do të nisin investimet që të gjithë banorët e kryeqytetit të furnizohen me ujë cilësor, 24 orë në 24.

“Do të rritet cilësia e shërbimit ndaj qytetarit nga Ujësjellësi dhe të gjithë banorët do të kenë ujë 24 orë dhe me cilësi”, tha kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës.

“Do të ndërtojmë rrjete të reja shpërndarëse për komunat, që edhe atje të ketë ujë 24 orë”, shtoi Kosova.

/ Top Channel

Veliaj: Nuk kam ambicie partiake, do të merrem vetëm me Tiranën

Postuar në 11 Qershor, 2015 04:43

Kandidati i mazhorancës së majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me sipërmarrësit, deklaroi se në mandatin e tij të parë do ta kthejë kryeqytetin në normalitet, duke punuar gjithë kohën për të dhe jo për ambicie partiake.

“Deri në vitin 2011, shërbimet publike funksiononin mirë dhe mandati i ardhshëm do ta kthejë në normalitet Bashkinë. Nuk kam ambicie partiake dhe do të merrem vetëm me punët e Tiranës. E theksoj se do të jem me kohë të plotë në dispozicion të bashkisë”, u shpreh Veliaj.

Pranga administratores dhe inxhinierit të ndërtimit, u sekuestrohet pallati 10-katësh

Postuar në 11 Qershor, 2015 04:42

Administratorja e një firme ndërtimi dhe inxhinieri i saj janë arrestuar për ndërtim pa leje, ndërsa është sekuestruar pallati 10-katësh në Tiranë, pasi projekti i zbatuar prej tyre kishte dalë jashtë parashikimeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara