Rama, në Konispol: Bilanci i 18 muajve të parë qeverisjeje, pozitiv

Postuar në 14 Qershor, 2015 05:54

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim elektoral me banorët e Konispolit se i është hapur vendit rruga për një kapitull të shkëlqyer dhe kjo tregohet me bilancin e 18 muajve të para të qeverisjes së të majtëve.

“Vota e 23 qershorit solli ndryshimin për vendin. Ne i kemi hapur vendit rrugën për një kapitull të shkëlqyer”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se është i vetëdijshëm për problemet që ka vendi, por, sipas tij, gjithçka është në rrugën e duhur: “E di që ka ende shumë probleme, por bilanci i 18 muajve qeverisjeje është pozitiv. Kemi dhënë provën e sigurtë që vota e 23 Qershorit ishte në drejtimin e duhur. Ju sigurojmë se do e bëjmë shtetin modern të shqiptarëve”. 

Duke folur për Konispolin, Rama tha se ky vend “nuk mund të jetë arenë për të krijuar përplasje etnike e fetare”: “T’i vijë turp këtyre qorrave që duan t’i vënë flakën tokës ku rriten fëmijët e tyre. Duan ta kthejnë në tokë sherri. Të gjithë jemi motra e vëllezër”.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.