Arkiv-Lajme të përditësuara

Prezantohet si ministër i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi: Do të kem në fokus punësimin

Postuar në 01 Qershor, 2015 04:49

Paraditen e së hënës u prezantua Blendi Klosi si ministër i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Ish-ministri Erion Veliaj, pasi prezantoi rezultatet e institucionit që ai drejtoi deri para pak kohësh, theksoi se puna e mirë do të vijojë nën lidershipin e Klosit. 

Klosi deklaroi: “Erion Veliaj dhe stafi i tij ka bërë një punë të palodhur dhe largpamëse në drejtimin e kësaj ministrie dhe unë do të vazhdoj me reformat e nisura”. 

Ministri premtoi se në fokusin e tij do të jetë punësimi.

Basha në Elbasan e Durrës: Më 21 Qershor të ndalim të keqen

Postuar në 30 Maj, 2015 16:27

Nga bashkia e Elbasanit në atë të Durrësit, qytetarët i janë ankuar Lulzim Bashës për pamundësi reale mbijetese, që shkon deri tek skamja për t'u kuruar dhe për t’u ushqyer.

Meta: PD, në drejtim të paditur. Bashkitë, jo në foltore të konfliktit politik

Postuar në 30 Maj, 2015 16:27

“Qytetarëve nuk ka çfarë u duhet përshkallëzimi i konflikteve politike duke votuar kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 Qershorit”.

Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një takimi elektoral në Shëngjin.

Katër të ndaluar në 24 orë në pikat kufitare

Postuar në 30 Maj, 2015 16:26

Në 24 orët e fundit, Policia Kufitare ka kapur katër shtetas të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Dy shtetas janë ndaluar në pikën e Morinës, në Kukës. Të ndaluarit janë Agim B. dhe Luan S. që të dy shtetas të Kosovës. Ata u ndaluan nga shërbimet e policisë kufitare gjatë përpjekjes për të hyrë në Shqipëri pasi rezultonin persona në kërkim nga drejtësia kosovare.

Sipas marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dy këta shtetas u janë dorëzuar autoriteteve kosovare.

Vrasja e trefishtë, për gjakmarrje. Krimet e Rënda: Burg për italianin dhe vëllezërit Doçi

Postuar në 30 Maj, 2015 16:25

35-vjeçari italian Salvadore Leticia, njëri ndër të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Tiranë, ndoshta rastësisht kishte zgjedhur të dilte para Gjykatës së Krimeve të Rënda me një bluzë të skuadrës së Napolit, që tregon pikërisht vendlindjen e tij, e ndoshta edhe lidhjet e tij kriminale atje.

I prangosur së bashku me dy vëllezërit, Klevis dhe Markelian Doçi, pasi gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyja palët rivale lanë të vrarë tre persona, italiani Letizia u la së bashku me ta nën masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Interesat e bonove, tjetër minimum. BSH: Do të vazhdojnë të bien

Postuar në 30 Maj, 2015 16:25

Interesat e bonove të thesarit cekën një tjetër minimum historik teksa bankat, institucionet e tjera financiare dhe individët duken të gatshëm t'i japin borxh qeverisë edhe kundrejt përfitimeve minimale.

Në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, interesi i bonove me afat maturimi një vjeçar zbriti në 3.39 për qind, ndërsa ai i bonove 3-mujore ra për herë të parë në 2.9 për qind, një minimum historik i pashënuar më parë.

PS, Veliaj prezanton në Pezë programin për fshatin

Postuar në 27 Maj, 2015 04:16

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj ka prezantuar në Pezë programin për fshatin.

Ai tha se problemi kryesor për këtë zonë është infrastruktura.

"Të përfundojmë rrugën e Varoshit, që vuan vetëm për dy kilometra rrugë", tha Veliaj.

Ai shtoi se Peza do të përfitojë nga një sistem i integruar i transportit. Ndërsa për opozitën, z. Veliaj tha se oferta e tyre është 'ishim më mirë kur ishim keq'.

/ Top Channel

Nga Kavaja dhe Rrogozhina, Basha bën thirrje për bashkim të votave

Postuar në 27 Maj, 2015 04:15

Kreu i forcës më të madhe politike në opozitë, Lulzim Basha, është takuar me banorë të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku është njohur me shqetësimet e shumta të tyre, duke nisur që nga papunësia, përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike e shumë familjeve të varfra, si dhe futja - siç thonë nga selia blu - në skemë e miqve dhe të afërmve të qeveritarëve, por edhe rritja e çmimit të energjisë.
 

Gjykata e Apelit, shtyhet procesi për Arben Frrokun

Postuar në 27 Maj, 2015 04:15

Gjykata e Apelit ka shtyrë të mërkurën procesin për Arben Frrokun, pasi në seancë mungonte avokati i tij, Genc Gjokutaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, në fillim të muajit prill, shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, biznesmenin e akuzuar nga prokuroria si autor të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamajt, më 24 shkurt 2013.

Pas pafajësisë së Arben Frrokut, çështja u apelua nga prokuroria. Tashmë, seanca e radhës për Arben Frrokun do të zhvillohet më 10 qershor.

Vuçiç: Dëshirojmë marrëdhënie të mira. S'na pëlqen ideja e Shqipërisë së Madhe

Postuar në 27 Maj, 2015 04:14

Vetëm pak orë para mbërritjes së tij në Tiranë, në të parën vizitë të një kryeministri serb në Shqipëri pas 7 dekadash, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka folur për “Kurir” mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara