Arkiv-Lajme të përditësuara

Kuvendi, Shpëtim Idrizi votohet si nënkryetar. Dule jep dorëheqjen

Postuar në 21 Maj, 2015 10:03

Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, është votuar si nënkryetari i tretë i Kuvendit të Shqipërisë, me 73 vota pro.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më vonë, Vangjel Dule dha dorëheqjen nga posti i tij i nënkryetarit të Kuvendit.

Dule sqaroi me anë të një komunikate se, shkak i dorëheqjes së tij “është shndërrimi i institucioneve në “plaçkë” këmbimi”.

"Ky fenomen bie ndesh me parimet e mia politike", shtoi Dule.

Vangjel Dule mbante postin e nënkryetarit të Kuvendit që nga shtatori i vitit 2013.

/ Top Channel

Rama në Rrashbull, shpërndan leje legalizimi dhe kërkon votën për Dakon

Postuar në 21 Maj, 2015 10:03

Përveçse një bastion i Partisë Demokratike, Rrashbulli është edhe një prej zonave me informalitetin më të lartë në shkallë vendi, që me ndarjen e re administrative bëhet pjesë e bashkisë së madhe të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama shpërndau leje legalizimi falas për banorët e Rrashbullit, një prej bastioneve të Partisë Demokratike.

Halim Kosova: Për të rinjtë që duan të punojnë, ambiente me qira zero

Postuar në 20 Maj, 2015 05:03

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, është takuar me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë. Ai ndau me ta idetë e tij për menaxhimin e qytetit. Për të rinjtë që duan të përfshihen në punë, Kosova premtoi ambiente dhe zyra me qira zero.

Ndryshon procedura e përzgjedhjes së prokurorëve, tani me testim

Postuar në 20 Maj, 2015 05:03

30 kandidatë janë testuar këtë të mërkurë për katër vende vakante për prokurorë në disa rrethe gjyqësore të vendit. Ky është një format i ri për përzgjedhjen e prokurorëve të ardhshëm, dhe përfshin dy faza.

Në fazën e parë bëhet testimi teorik pranë komisionit përkatës të Testimit. Ky komision pëbëhet nga prokurorë me përvojë dhe pedagogë të shkollës së Magjistraturës.

Faza e dytë është seancë dëgjimore pranë Këshillit të Prokurorisë për kandidatët që marrin pikët e mjaftueshme nga testi teorik.

Dhunuan Strazimirin, Prokuroria: Të dënohen Ndoka e Ndreu. Burg ose punë të detyruar

Postuar në 20 Maj, 2015 05:02

Gjashtë muaj pas fillimit të procesit penal kundër dy deputetëve socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Gjykatës së Lartë t’i shpallë fajtorë ata për akuzën “goditje për shkak të detyrës”, në dëm të deputetit Gent Strazimiri.

Prokurori i çështjes i tha Gjykatës së Lartë se, për ngjarjen e korrikut 2014, kur Strazimiri u sulmua në korridorin e Kuvendit nga dy kolegët në mazhorancë, Pjerin Ndreu të dënohet me 8 muaj burgim dhe Ndoka me një vit burg.

Sinjale të forta Shkupit, Rama: Maqedonia s’ka integrim pa shqiptarët dhe “Ohrin”

Postuar në 20 Maj, 2015 05:01

Kryeministri shqiptar, Edi Rama artikuloi qartë mesazhin e tij ndaj Maqedonisë, pas rastit “Kumanova”. Në ministerialin e Tiranës për ekstremizmin e dhunshëm, Rama tha se nuk mund të ketë integrim europian për Maqedoninë, pa respektuar të drejtat e shqiptarëve.
 

Rama prezanton kandidaten Farrici në Burrel: Nga SHQUP-i, asnjë vizion për zhvillimin

Postuar në 18 Maj, 2015 12:48

Në Burrel, Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidaten e mazhorancës, Adelina Farrici, e cila kandidon për një mandat të dytë në këtë bashki, të zgjeruar tashmë.

Në fjalën e tij, Rama u kërkoi qytetarëve të votojnë kandidatët e shumicës, ndërsa sulmoi kandidatët e opozitës për mungesë vizioni në zhvillimin e rajoneve dhe komuniteteve.

Raporti i DASH për Shqipërinë: Shqetësim krimi e xhihadistët, vlerësohet Lazarati

Postuar në 18 Maj, 2015 12:47

Byroja e Sigurisë Diplomatike, pranë Departamentit amerikan të Shtetit, ka publikuar raportin e saj për vitin 2015 mbi krimin dhe sigurinë në Shqipëri. Në raport thuhet se, në vitin 2014 krimi dhe situata e përgjithshme e sigurisë vijojnë të mbeten shqetësuese.
 

32 kompani mbajnë peng bankat, zënë mbi 52% të kredive të këqija

Postuar në 18 Maj, 2015 12:44

I shndërruar ndoshta në ngërçin kryesor që po mban peng ekonominë, problemi i kredive të këqija më shumë se masiv rezulton një fenomen i përqëndruar tek një grusht biznesesh.

Një statistikë e fundit e Bankës së Shqipërisë tregon që më shumë se gjysma e kredive të këqija në shkallë vendi u përkasin vetëm 35 kompanive apo grupeve tregtare. 

Sipas burimeve nga Banka, më saktësisht, këto 35 kompani zënë 52.16 për qind të totalit të kredive të pakthyera në ekonominë shqiptare. 

Integrimi “unifikon” pozitë-opozitë. BE: Zgjedhjet, rëndësi për procesin

Postuar në 18 Maj, 2015 12:44

Në Bruksel u mbajt Këshilli i 7 i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ku për herë të parë mazhoranca dhe opozita u shfaqën me qëndrime më të përafruara se vitet e shkuara.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara