Arkiv-Lajme të përditësuara

Meta në Vorë: Zonë me potencial të madh zhvillimi

Postuar në 13 Maj, 2015 12:22

I pranishëm në një takim të strukturave të Lëvizjes së Gruas për Integrim në Vorë, kreu i LSI-së Ilir Meta, së bashku me kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku, theksoi rëndësinë e kësaj zone.

“Është zona e tillë që ka mundësi për të hapur fabrika të reja, për të hapur qendra të rëndësishme të përpunimit, sepse është pozicioni i tillë që ofron një kosto jashtëzakonisht interesante dhe me leverdi për çdo lloj investimi, si në drejtim të bujqësisë, agro-përpunimit, apo për eksporte, ashtu edhe në drejtim të industrisë”, deklaroi Meta. 

Gjykata Speciale, opozita dhe shoqëria civile e kundërshtojnë

Postuar në 13 Maj, 2015 12:21

Partitë opozitare dhe shoqëria civile në Kosovë janë kategorikisht kundër formimit të Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë krimet e supozuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në një tryezë të ftuar nga Vetëvendosje, deputetë të partive opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile bënë ftesë që të votohet kundër formimit të gjykatës, ndërsa vlerësuan se Këshilli i Sigurimit nuk mund të miratojë një gjykatë të tillë për Kosovën.

Erdogan në Tiranë: Do të dyfishojmë investimet turke. Shkupi të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Postuar në 13 Maj, 2015 12:21

Gjashtë vjet pas vizitës së fundit si kryeministër, Rexhep Taip Erdogan rikthehet për vizitë zyrtare në Shqipëri, këtë herë si President i shtetit turk. Udhëheqësi i Turqisë dha dy mesazhe në takimin me homologun shqiptar, Bujar Nishani; të parin për Shqipërinë, për rritjen e shkëmbimeve tregtare me vendin e tij, dhe të dytin për Maqedoninë. 

Në të parin, Presidenti turk, që shoqërohet në këtë vizitë nga një delegacion i gjerë me rreth 120 sipërmarrës turq, foli për dyfishimin e vëllimit tregtar Shqipëri-Turqi, që aktualisht është 430 milionë dollarë.

Bashkim Rama emërohet i ngarkuar me punë në Shkup

Postuar në 13 Maj, 2015 12:20

Diplomati Bashkim Rama do të jetë i ngarkuari me punë në Maqedoni. Mungesës së përfaqësimit për një kohë të gjatë në nivel ambasadori në shtetin fqinj, me interesa të veçanta për ne, Ministria e Jashtme ka vendosur ta zgjidhë përmes të dërguarit me punë, që në mungesë të ambasadorit është niveli më i lartë i përfaqësimit.

Bashkim Rama, një diplomat karriere, spikat si njohës shumë i mirë i rajonit, e veçanërisht i Maqedonisë, ku edhe ka shërbyer për shtetin shqiptar disa vjet më parë. 

Rama në Gjirokastër: Varfëria nuk do të ketë më vend në këtë qytet

Postuar në 10 Maj, 2015 10:49

Gjirokastra ka qenë ndalesa e radhës për krerët e koalicionit për ‘Shqipërinë Europiane’. 

Zamira Rami do të jetë kandidatja e përbashkët për këtë qytet.

“Kam një dëshirë të pamasë për Gjirokastrën tonë që është vendlindja ime, është vendlindja e fëmijëve të mi, është vendi që unë kam zgjedhur të jetoj dhe nga i cili nuk kam menduar asnjëherë të largohem”, shprehet kandidatja e mazhorancës në Gjirokastër, Zamira Rami. 

Basha prezanton kandidatin e PD në Selenicë: Ramës dhe Koços u duket populli mizë

Postuar në 10 Maj, 2015 10:48

Kreu i Demokratëve, Lulezim Basha ka qenë sot në Selenice për të prezantuar kandidatin e opozitës në këtë bashki,  Përparim Shametaj. 

Në fjalën e tij Basha e ka cilësuar Ramen si Kryeministrin turist  të një populli emigrant. Ai shtoi se Qeveria nuk i mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet.

Sipas Bashës, Ramës dhe Koços u duket populli mizë, se po i ndërtojnë sarajet e tyre në  Dajt e Qeparo. “Paratë e shqiptarëve kanë shkuar për palma dhe sheshe qytetesh që qepen e shqepen nëpër Shqipëri”.

F1, Nico Rosberg triumfon në Spanjë, Hamilton dhe Vettel plotësojnë podiumin

Postuar në 10 Maj, 2015 10:47

Nico Rosberg kompletoi fundjavën perfekte me fitoren në Çmimin e Madh të Spanjës, e para për të gjatë këtij sezoni në Formula 1. 

Gjermani i Mercedesit dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke lënë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton, i cili zuri vendin e dytë për shkak të startit jo të mirë, që më pas solli dhe tre ndalesa të tij. 

Kjo është gara e 24-t radhazi në të cilën të paktën një makinë Mercedes është ngjitur në podium dhe e 11 në 12 garat e fundit që njëri nga 2 pilotët e saj ka zënë vendin e parë. 

Maqedoni, përfundon operacioni i policisë në Kumanovë, 22 të vdekur, mes tyre 8 policë

Postuar në 10 Maj, 2015 10:46

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka përmbyllur aksionin policor në lagjen e “Trimave” në Kumanovë me një bilanc tragjik. 

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski tha se në përleshjen e armatosur kanë humbur jetën 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur, të cilët ai i ka quajtur “persona me uniformë”. Ai bëri të ditur se 37 policë janë plagosur, ndërsa 30 persona të armatosur i janë dorëzuar policisë.

Rihanna ribashkohet me Drake

Postuar në 09 Maj, 2015 04:52

Rihanna ribashkohet me Drake. Nuk bëhet fjalë për një lidhje, të paktën ende jo, por për një projekt të ri muzikor. Artistja nga Barbados është parë në New York teksa kishte marrë rrugën për në studion muzikore, ndërsa flokët e saj ishin ndryshe nga disa netë më parë kur ishte në “Met Gala”. 

Amber Rose kundër Kanye West

Postuar në 09 Maj, 2015 04:51

Mbrapa sukseseve të Kanye West, qëndron Travi Scot. Kjo është deklarata e bujshme që ka bërë Amber Rose. Ajo ka dashur të tregojë se reperi nuk i shkruan asnjëherë këngët e tij, prandaj nuk mund të marrë atribute të cilat nuk i takojnë. 

Këtë deklaratë Rose e bëri në një klub në Los Angeles, ku e irrituar që DJ po luante vetëm këngët e West, vendosi të marrë mikrofonin dhe të tregojë të vërtetën. "Boll vendoset këngët e këtij personi. Pse nuk vendosni këngët e personit të vërtetë që shkruan këngë për të dhe për të tjerët, Travi Scott"-, ka thënë Rose.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara