Arkiv-Lajme të përditësuara

Marine Le Pen, një prej grave më të forta të Europës

Postuar në 09 Maj, 2015 04:49

Së fundmi, ajo po bëhet protagoniste e një sherri të vërtetë që ka me të atin, Presidentin e Nderit të Fronit Nacional, Jean Marie Le Pen. Ajo shquhet për pikëpamjet e saj radikale, por për shumëkënd ajo është shumë e adhuruar. Ajo nuk i do emigrantët e gjithashtu as sanksionet ndaj Rusisë. Nuk e do BE-në dhe bën thirrje për rifutjen e dënimit me vdekje. Ja disa gjëra që duhet t’i dini për gruan “bionde, zëlartë dhe të rrezikshme” nga Franca. 

Arsye të çuditshme përse i dashuri mund t’ju kërkojë ndarjen

Postuar në 09 Maj, 2015 04:48

Që nga aspekti seksual i lidhjes, deri te karriera, problemet me miqtë dhe mospëlqimi i prindërve, zbuloni se çfarë po ndodh në mendjen e një partneri që po largohet prej jush. 

Maqedoni, përleshje e armatosur në Kumanovë; ngjarja në lagjen me shqiptarë

Postuar në 09 Maj, 2015 04:47

Të shtëna të shumta kanë tmerruar për rreth dy orë banorët e Kumanovës, në Maqedoni, mëngjesin e së shtunës. Krismat me armë zjarri dhe helikopterët që kanë fluturuar mbi qytet kanë krijuar një atmosferë lufte. 

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një përleshje të armatosur që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit mes focave të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur. 

Përleshja është zhvilluar në “Lagjen e Trimave”, të banuar me shqiptarë, që ndodhet rreth 700 metra nga qendra e qytetit. 

Rama prezanton Dritan Lelin: Vlora, ndër pjesët më të bukura të Mesdheut

Postuar në 09 Maj, 2015 04:46

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paraditen e së shtunës kandidatin e së majtës për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli. 

Rama në Berat: Duhet vazhduar projekti i madh që kemi nisur për këtë qytet

Postuar në 08 Maj, 2015 06:40

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak të Beratit, Petrit Sinaj, ka theksuar se ky qytet "ka qenë si një kështjellë e izoluar dhe ishte puna e Fadil Nasufit që ky qytet ka mbijetuar”. 

Ambasadori Lu: Kundër korrupsionit të luftojë edhe shoqëria civile

Postuar në 08 Maj, 2015 06:39

Ambasadori amerikan Donald Lu i ka bërë thirrje shoqërisë civile që të angazhohet më shumë në luftën kundër korrupsionit. 

Në një takim me gjimnazistët e Elbasanit, me moton “Korrupsioni vret të ardhmen tonë”, ambasadori Lu ka deklaruar se ky fenomen negativ duhet të goditet sa më parë. 

“Korrupsioni na dëmton të gjithëve, ndaj ne duam që ky fenomen të marrë fund. Dhe mjeti më i fortë kundër korrupsionit është shoqëria civile”, ka deklaruar Lu. 

Gjykata e Lartë ndryshon në “arrest shtëpie” masën e sigurisë për Durim Bamin

Postuar në 08 Maj, 2015 06:39

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për "atentatorin" Durim Bami, një nga të pandehurit për çështjen "Doshi", duke i caktuar atij masën "arrest shtëpie". 

Durim Bami nuk ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar në Gykatën e Lartë, ditën e premte.

Të njëjtën masë sigurie, Gjykata e Lartë vendosi disa ditë më parë edhe për deputetin Tom Doshi, të cilit prokuroria i ka komunikuar zyrtarisht vetëm një akuzë; atë të kallëzimit të rremë, ashtu sikurse edhe deputetit tjetër Mark Frroku. 

Britani, Konservatorët e Cameron, "mazhorancë shokuese"; krerët e opozitës japin dorëheqjen

Postuar në 08 Maj, 2015 06:38

David Cameron është rikthyer në Downing Street, tani me fitoren e zyrtarizuar në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar. 

Konservatorët kanë fituar terren kryesisht në Angli dhe Uells dhe nga të dhënat e fundit të BBC rezulton se kanë siguruar 331 vende në Parlament, duke gëzuar një mazhorancë të lehtë. 

Ndërkohë, burime të afërta nga Ed Miliband deklarojnë se lideri i laburistëve ka dhënë dorëheqjen pasi partia e tij dështoi në këto zgjedhje, edhe në Skoci përballë SNP-së. 

Veliaj takon biznesin: Të zgjerojmë bashkëpunimin, jam i hapur për ide

Postuar në 07 Maj, 2015 06:43

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erjon Veliaj ka zhvilluar paraditen e së enjtes një takim me biznesin. 

Në fjalën e tij në këtë takim, Veliaj ka shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin bashki-biznes dhe, ndërsa ka prezantuar idenë e tij për të realizuar këtë synim, është shprehur i hapur për ide të tjera. 

Debat në Parlament për “Ersekën”, Paloka: Autori i sulmit, militant i Ramës

Postuar në 07 Maj, 2015 06:42

Seanca kuvendore e kësaj të enjteje ka nisur me denoncimin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, të ngjarjes së një dite më parë në mitingun e opozitës në Ersekë. \

Në fjalën e tij, Paloka ka akuzuar direkt lidershipin e mazhorancës se ka paguar autorin e sulmit ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. 

“Dje në Ersekë u sulmua fizikisht kreu i opozitës. Militanti që tentoi të godiste Bashën ishte paguar nga Rama dhe këtë e vërteton heshtja e kryeministrit. Ky militant është i lidhur me hallka të ndryshme të sistemit”, ka deklaruar Paloka. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara