Arkiv-Lajme të përditësuara

Kreditimi i bujqësisë, prezantohet Fondi Kombëtar i Garancisë

Postuar në 25 Maj, 2015 12:06

Qeveria dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prezantuan Fondin Kombëtar të Garancisë në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që synon rritjen e kreditimit në sektorin bujqësor, përmes garancisë së shtetit dhe BERZH-it.

“Bankers” nis dëmshpërblimet në Marinzë. Çmimet i ka përcaktuar pushteti lokal

Postuar në 25 Maj, 2015 12:05

Kompania “Bankers Petroleum” njoftoi se ka filluar kompensimin e familjeve të prekura nga shpërthimi i gazit në Marinzë.

Edhe pse nuk e ka publikuar faturën totale të kompensimit, drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Leonidha Çobo, tha se kompania po i dëmshpërblen familjet sipas vlerave të përcaktuara nga pushteti vendor. 

Basha pret kryevëzhguesen Audry Glover: Rama-Meta, skemë manipulimi për zgjedhjet

Postuar në 25 Maj, 2015 12:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti këtë të hënë kryesuesen e misionit të vëshgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, zonjën Audry Glover, me të cilën ndau shqetësimin për një sërë zhvillimesh që sipas tij po cënojnë e po vënë në rrezik standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha tha se, dyshja Rama-Meta ka nisur të ngrejë skemën e manipulimit të votave, duke u bërë presion të hapur drejtorëve te administratës publike, për të blerë votat dhe për të marrë vota me çdo mënyrë.

Rama në Librazhd: Opozita nuk ofron asgjë, ne kemi kandidatët dhe modelin

Postuar në 25 Maj, 2015 12:04

Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Librazhdit, Kastriot Gurra.

Rama kërkoi votën e gjithë simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe partive të tjera të koalicionit të gjerë për kandidatin e majtë, por edhe për këshillat bashkiakë.

Pezullimi i aktivitetit të kandidatit të PD, Patozi: Qeveria, presion ndaj opozitës

Postuar në 24 Maj, 2015 12:42

Partia Demokratike akuzoi Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, se ka dhënë urdhër të paligjshëm për pezullimin e fabrikës së miellit në pronësi të kandidatit demokrat për bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili.

Ish-nënkryetari demokrat Astrit Patozi tha se vendimi arbitrar u mor menjëherë pasi një grup nga Autoriteti i Ushqimit ushtroi kontroll të shtunën, në ditë pushimi dhe nuk priti as rezultatin e analizave.

F1, Rosberg fiton në Monako. Vettel dhe Hamilton plotësojnë podiumin

Postuar në 24 Maj, 2015 12:41

Lewis Hamilton dhe “Mercedes”-i  i dhurojnë Nico Rosberg-ut fitoren në Çmimin e Madh të Monakos, e dyta radhazi për gjermanin gjatë këtij sezoni.

Shembet me tritol 5-katëshi tek Ekonomiku

Postuar në 24 Maj, 2015 12:41

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi mesditën e së dielës një objekt 5-katësh në afërsi të ndërtesës së Fakulteti Ekonomik.

Shpërthimi u realizua në mënyrë të kontrolluar dhe për të ishin marrë të gjitha masat, duke mos shkaktuar asnjë dëm dytësor.

Arrestohen djemtë e Xhaferrit, fshiheshin prej 16 vjetësh

Postuar në 21 Maj, 2015 10:05

Pas gati 16 vitesh në arrati, dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, pronarit të ndjerë të një prej firmave mashtruese të fajdeve, u arrestuan në shtëpinë e tyre, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. 

Policia tha se Përparim Xhaferri rezulton i dënuar me 9 vjet burgim nga gjykata, ndërkohë që vëllai i tij, Pëllumb Xhaferri, është i dënuar me 10 vjet heqje lirie për veprat “vjedhje me anë të mashtrimit në shuma të mëdha” dhe “krijim i firmave piramidale”. 

Ministri Ahmetaj: Ulim TVSH-në për turizmin, rrisim konkurrueshmërinë në rajon

Postuar në 21 Maj, 2015 10:05

Ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj, në një takim mbi menaxhimin e sezonalitetit të turizmit, tha se paketa mbështetëse për këtë sektor do të bëjë të mundur uljen e TVSH-së për turizmin, që ka qenë një kërkesë e përsëritur e operatorëve turistikë.
 

“Në krahasim me konkurrueshmërinë në rajon, kam kërkuar edhe uljen e TVSH-së, që është shumë e debatueshme dhe shumë e vështirë, por besoj e domosdoshme. Do të jetë një betejë pozitive me ministrin e Financave”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Mashtrimi me karburantet, Gjiknuri: Evazion përmes manipulimit të pompave

Postuar në 21 Maj, 2015 10:04

Operacioni i qeverisë për të luftuar mashtrimin që u bëhet qytetarëve me cilësinë dhe sasinë e karburantit ka depërtuar deri tani në 16% të tregut.

Kreu i dikasterit të Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se nga kontrollet e ushtruara, problematika më e madhe rezulton evazioni fiskal. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara