Arkiv-Lajme të përditësuara

KQZ: Janë marrë të gjitha masat. Partitë të plotësojnë me anëtarë 12 ZAZ

Postuar në 19 Qershor, 2015 12:27

Institucioni me intensitetin më të lartë të punës, për përgatitjen e procesit zgjedhor të këtyre ditëve, garanton se ka marrë të gjitha masat për një proces konform ligjit. KQZ bëri me dije se ka shpërndarë bazën materiale pranë çdo Komisioni Zonal të Adminstrimit të Zgjedhjeve.

Maqedoni, tjetër takim mes 4 krerëve: Garant për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit

Postuar në 19 Qershor, 2015 12:26

Udhëheqësit e 4 partive politike në Shkup janë takuar përsëri këtë të premte, për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës politike. Pas takimit, që zgjati rreth një orë, krerët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me shkrim.

Në njoftimin e përbashkët thuhet se, drejtuesit e këtyre subjekteve konfirmojnë përkushtimin e tyre për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 2 qershor në Shkup, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, deri në takimin e radhës, që është caktuar të mbahet më 29 qershor.

Halim Kosova: Evidentim dhe zgjidhje problemeve

Postuar në 18 Qershor, 2015 05:40

Kandidati i djathtë për Tiranën, Halim Kosova ka zhvilluar paraditen e së entjes një takim me banorët e kryeqytetit, me të cilët ka diskutuar për punësimin.

Në fjalën e tij, Kosova ka garantuar angazhimin e tij për fillimin e zgjidhjes së këtij problemi, duke bashkëpunuar me biznesin që kërkon krahë pune.

Bllokohet "Nënë Tereza". Në orën 19.00, mitingu përmbyllës i ASHE-së në Tiranë

Postuar në 18 Qershor, 2015 05:40

Policia njoftoi se do të bllokohen të gjitha rrugët hyrëse në sheshin “Nënë Tereza” për mitingun përmbyllës të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Tiranë.

Bllokimi i sheshit ka nisur nga mbrëmja e djeshme dhe do të qëndrojë i bllokuar deri në orën 24:00 të ditës së sotme.

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, do të mbyllë fushatën e tij këtë të enjte, në orën 19:00.

/ Top Channel

FRD mbyll fushatën në Tiranë, Topi: Bashkimi me ASHE, standard i ri

Postuar në 18 Qershor, 2015 05:39

Fryma e Re Demokratike ka zhvilluar paraditen e së enjtes takimin përmbyllës elektoral. Në fjalën e tij, kreu i kësaj partie, Bamir Topi ka deklaruar se FRD bëri zgjedhjen e duhur kur pranoi bashkimin me koalicionin e majtë.

“Zoti Rama iu drejtua FRD-së për një koalicion për zgjedhjet vendore dhe pas një analize dhe vendim-marrjeje, FRD iu bashkua këtij koalicioni, sepse në krye të sloganit tonë është fryma e re demokratike për shtetin dhe qytetarin”, ka deklaruar Topi.

"Haradinaj", Mustafa telefonon homologun slloven: Sa më parë lirimi. Pafajësia, e provuar

Postuar në 18 Qershor, 2015 05:38

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi këtë të enjte një bisedë telefonike me homologun slloven, Miro Cerar, lidhur me ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nga informacionet e fundit mësohet se kryeministri slloven i premtoi kryeministrit Mustafa se procedurat ndaj Haradinaj do të zhvillohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me ligjin dhe detyrimet ndaj Interpolit.

"Mustafa i kërkoi homologut Cerar që Haradinajt t’i mundësohet kthimi sa më parë në Kosovë", bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp nga qeveria e Kosovës.

Kosova, me ndërtuesit: Betonizimi i Tiranës i përket së shkuarës

Postuar në 15 Qershor, 2015 07:03

Doktor Halim Kosova, në një takim me ndërtuesit u shpreh se koha e betonizimit të kryeqytetit ka shkuar dhe se Tirana ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta.

Kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës tha se, kontrata me bizneset e ndërtimit do të jetë e bazuar vetëm tek ligji.

Sipas tij, brenda këtij viti do të ketë një dokument strategjik për Bashkinë e Tiranës.

/ Top Channel

Veliaj, në njësinë 6: Një javë për të vendosur

Postuar në 15 Qershor, 2015 07:02

Problemet me ujin e pijshëm dhe kanalizimit ishin shqetësimet kryesore të banorëve të njësisë 6 në kryeqytet. Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputet i kësaj zone, u ka dhënë banorëve vetëm dy zgjidhje për këtë situatë.

Dështimi i negociatave, Varoufakis: “Grexit” nuk përjashtohet

Postuar në 15 Qershor, 2015 07:01

Prishja e marrëdhënieve mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë është tashmë fakt dhe vetë ministri grek i Financave, Varoufakis paralajmëron se “Grexit" nuk mund të përjashtohet.

“Unë e përjashtoj 'Grexit' si zgjidhje të arsyeshme, por askush nuk mund të përjashtojë gjithçka. Unë nuk mund të përjashtoj mundësinë që një kometë të përplaset me Tokën”, ka thënë Varoufakis.

Në një intervistë për gjermanen “Bild”, ai është shprehur: “Unë nuk jam profet. Marrëveshja mund të arrihet edhe brenda natës, por Angela Merkel duhet të jetë dakord”.

Athina dhe kreditorët, në përpjekjet e fundit të tyre për marrëveshje

Postuar në 15 Qershor, 2015 07:00

Pas ngërçit të ri të krijuar midis palës greke dhe specialistëve të huadhënësve që sollën ndërprerjen e negociatave në Bruksel dhe rritën ankthin dhe klimën negative në tregje, kryeministri grek u ka bërë thirrje partnerëve të bëhen më realistë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara