Veliaj, në njësinë 6: Një javë për të vendosur

Postuar në 15 Qershor, 2015 07:02

Problemet me ujin e pijshëm dhe kanalizimit ishin shqetësimet kryesore të banorëve të njësisë 6 në kryeqytet. Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputet i kësaj zone, u ka dhënë banorëve vetëm dy zgjidhje për këtë situatë.

“Dy mundësi kemi: ose të qahemi edhe 4 vjet të tjera, ose të përdorim këtë javë për t’i hequr këta e për të sjellë ca njerëz që bëjnë punën. Kaq e thjeshtë është. Unë besoj tek kjo e dyta. Unë dhe Saimiri çdo fjalë që kemi dhënë, e kemi mbajtur. Aty ku kemi pasur përgjegjësi, në Ministrinë e Rendit dhe në Ministrinë e Mirëqënies, i kemi shkuar deri në fund”, deklaroi Veliaj.

Ndërkaq, ministri Tahiri, duke u shprehur se të gjithëve u kërkohet që këtë javë t’i japin një mundësi Tiranës të shkojë në drejtimin e duhur, iu drejtua banorëve me një pyetje: “Kur është hera e fundit që e ke parë Lul Bashën këtu?”. “S’e kam parë asnjëherë”, u përgjigj një banor.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.