Arkiv-Lajme të përditësuara

Ja 7 bashkitë ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit

Postuar në 23 Qershor, 2015 04:35

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 orë nga mbyllja e procesit të votimit, në 7 bashki vazhdon ende numërimi i votave.

Në Tiranë janë numëruar më shumë se 95% e votave, por janë ende 37 kuti për t’u numëruar. Aktualisht vazhdon procesi i numërimit, megjithëse me ritme të ngadalta. Kandidati i kolalicionit të majtë, Erion Veliaj udhëheq bindshëm me rreth 41 mijë vota diferencë nga kandidati i APPD, Halim Kosova.

Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës, numërohen rreth 95% e votave

Postuar në 23 Qershor, 2015 04:33

Procesi i numërimit të votave në Tiranë po shkon drejt fundit dhe tashmë duket qartë se Erion Veliaj është kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Kur kanë mbetur rreth 5 përqind e votave pa u numëruar, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka arritur të krijojë një diferencë të madhe, më shumë se 41 mijë vota, ndaj kandidatit të APPD-së, Halim Kosova, e cila tashmë është e pakthyeshme me votat e mbetura.

Pezullohet numërimi në Berat, numëruesit kërkojnë ndërrimin e vëzhguesve

Postuar në 23 Qershor, 2015 04:32

Në Berat është pezulluar procesi i numërimit të votave, për shkak se numëruesit kërkojnë ndërrimin e vëzhguesve.

Aktualisht, në Berat kryeson kandidati i ASHE-së, Petrit Sinaj, me 52.71% të votave.Kandidati i APPD-së, Kasëm Mahmutaj, ndjek me 47.29% të votave. 

Ditën e hënë, komisionerët e Partisë Demokratike në Berat kanë kërkuar pavlefshmërinë e një kutie. Ata pretendojnë se kutisë nuk i korrespondojnë vulat.

LSI, Luan Rama: Standard të ri në zgjedhje. LSI konsolidoi pozicionin e saj

Postuar në 23 Qershor, 2015 04:31

Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama, në emër të kësaj partie u ka shprehur mirënjohjen autoriteteve që mundësuan mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Këto ishin zgjedhjet, që edhe sipas vlerësimit të ndërkombëtarëve, shënuan një tjetër standard. Falenderoj të gjithë votuesit për nivelin e lartë të qytetarisë dhe përgjegjshmërisë që treguan. Edhe qytetarët shqiptarë treguan një standard të ri me qytetarinë dhe përgjegjshmërinë e tyre”, ka deklaruar Rama. 

Maqedoni, Ekspertët: Ali Ahmeti, shpëtimtari i Gruevskit

Postuar në 20 Qershor, 2015 07:26

Kryeministri Nikolla Gruevski ka bashkëpunuar me kompani dhe biznesmenë të cilët tani kanë përfunduar në burg dhe u është ndaluar veprimtaria nga organizatat ndërkombëtare, për shkak të veprimeve të tyre kriminale.

Kështu ka pohuar për mediat njohësi i situatës politike në Maqedoni, Gjorgji Spasov, duke numëruar disa prej bznismenëve të cilët, siç th ai, Gruevski i ka pasur partnerë edhe në projekte të qeverisë. 

Zgjedhjet e 21 Qershorit, OSHEE: Ja plani i masave për mbarëvajtjen e procesit

Postuar në 20 Qershor, 2015 07:26

OSHEE ka vënë në gatishmëri 1548 punonjës për të garantuar me energji elektrike Zonat e Administrimit Zgjedhor dhe Vendet e Numërimit të Votave, gjatë procesit zgjedhor të 21 Qershorit.
 

Në prill të këtij viti, kreu i OSHEE-së Adrian Çela dhe kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi nënshkruan një marrëveshje, “për të krijuar kushte optimale lidhur me furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të godinave të objekteve zgjedhore”.

Meta në Podgoricë, merr pjesë në punimet e Partisë Demokratike Socialiste

Postuar në 20 Qershor, 2015 07:25

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet në Podgoricë, i ftuar nga kryeministri Milo Gjukanoviç. Z. Meta ka përshëndetur punimet e Partisë Demokratike Socialiste.

Më pas, ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Gjukanoviç. Kreu i Kuvendit ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. “Të punojmë për projekte të reja. Marrëdheniet tona janë shembulli i fqinjësisë së mirë”, ka thënë Meta.

/ Top Channel 

Incidenti ndaj Kryemadhit, policia e Lezhës: Janë shoqëruar disa persona

Postuar në 20 Qershor, 2015 07:25

Policia e Lezhës ka dhënë versionin e saj zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë ndaj deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Salla operative është njoftuar rreth orës 21.45 se në vendin e quajtur Rrilë është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes në këtë zonë të deputetes Monika Kryemadhi, vajzës së saj dhe disa anëtarëve të shtabit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie, Viktor Tusha.

Basha: Qeveria po rrezikon standardet; Renditen incidentet gjatë fushatës

Postuar në 19 Qershor, 2015 12:28

Konferencën e tij për shtyp, kreu i Partisë Demokratike e nisi me një përkufizim për Edi Ramën dhe Ilir Metën, të cilët - sipas tij, - po zhbëjnë standardin demokratik të zgjedhjeve.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Janë thinjur që të dy, por të njëjtat manipulacione po vazhdojnë të bëjnë anembanë vendit”.

Për 20 minuta, Lulzim Basha përmendi raste konkrete të kërcënimit me armë të opozitës, të përkrahjes së kriminelëve nga policia dhe përfshirjen e saj në fushatë, blerjen e votës dhe përdorimit të administratës.

ASHE mbyll fushatën në Kamëz, Rama: Xhelali, e shkuara

Postuar në 19 Qershor, 2015 12:28

Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Kamëz, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’u drejtohet mbështetësve në shesh me një mesazh më të shkurtër se herët e tjera.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara