Arkiv-Lajme të përditësuara

Basha njeh PPE-në me shqetësimet e opozitës për zgjedhjet

Postuar në 26 Qershor, 2015 05:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në takimin e Partive Popullore Europiane, i cili i paraprin, si zakonisht, samitit europian të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

“Në bisedimet e mia tema dominuese ishin zgjedhjet në Shqipëri. Bashkëbiseduesit, krerët e qeverive dhe partive popullore të Bashkimit Europian, kanë ndarë shqetësimin e thellë për dhunimin e standarteve zgjedhore, siç u konstatua dhe nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR dhe i pêrfaqësuesve të Këshillit të Europës  dhe ambasadave të huaja në Tiranë", tha Basha.

Maqedonia e pengon hyrjen e emigrantëve

Postuar në 26 Qershor, 2015 05:39

Pas paralajmërimit të Hungarisë se nuk do të pranojë më emigrant dhe lajmeve se Serbia është duke i kthyer emigrantët në Maqedoni, Ministria e Punëve të Brendshme i ka shtuar masat e sigurisë.

“Dy tre ditët e fundit, rreth 2000 emigrantë janë ndaluar në tentimin për të hyrë ilegalisht nga kufiri grek. Kemi komunikim të vazhdueshëm me policinë serbe, që nuk është rast edhe me kolegët grek”, ka thënë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.

Kërcënonte bashkëshorten se do t'i merrte fëmijët në Siri, pranga 39-vjeçarit

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:22

Një 39-vjeçar ka kanosur me armë bashkëshorten e tij, duke e kërcënuar me dërgimin në Siri të dy fëmijëve të mitur.

Ilir Shala, nën kërcënimin e një automatiku, ka kanosur bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar atë me marrjen e dy fëmijëve të mitur për t'i dërguar në Siri.

Duke konfirmuar arrestimin dhe ngjarjen policia tha se Shala, banor i Shijakut, akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, po hetohet për lidhje të mundshme të 39-vjeçarit Shala me persona që nxisin pjesëmarrjen në konflikte si ai në Siri.

Situata në Malësinë e Madhe, KQZ: Ndjekje penale për numëruesit që bllokojnë procesin

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) diskutoi këtë të enjte rreth situatës së numërimit të votave në Malësinë e Madhe, ku ende nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për kryetar bashkie.

Vonesat e deritanishme kanë ardhur për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të këtij procesi nga anëtarët e grupeve të numërimit të votive (GNV). 

Ndaj, kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, paralajmëroi anëtarët e GNV-ve në këtë zonë zgjedhore që, në rast ndërprerjeje të përsëritur të procesit do të shkojnë për ndjekje penale. 

Lazarat, mbikëqyret vendi i ngjarjes; gjenden mbi 100 gëzhoja

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:21

Agjentët e policisë në Lazarat kanë lokalizuar vendin prej nga një ditë më parë u hap zjarr ndaj efektivëve të RENEA-s. Agejntët kanë kryer atje mbikëqyrjet e para.

Nga të dhënat e fundit mësohet se janë gjetur mbi 100 gëzhoja dhe është vërtetuar se personat që qëlluan kanë qenë disa dhe jo një i vetëm, nisur edhe nga fakti se efektivët, ditën e mërkurë, u gjendën nën një breshëri plumbash.

Në fshat ndodhen edhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët po koordinohen me efektivët për mbledhjen e provave materiale.

Malësi e Madhe, KZAZ vendos të rifillojë numërimin. Jo në KQZ

Postuar në 24 Qershor, 2015 06:10

Procesi i numërimit të votave në Malësinë e Madhe, që u ndërpre gjatë mesnatës së të mërkurës, do të rinisë sërish në KZAZ-në nr. 1, pas vendimit të drejtuesve të kësaj qendre numërimi, teksa janë sheshuar tensionet mes kampeve politike.

Pak pas mesnatës, mes të martës dhe të mërkurës, shpërtheu një përleshje fizike mes militantëve të partive politike në Malësinë e Madhe, ku u përfshinë edhe drejtues të lartë lokalë për të zgjidhur situatën, pas pushimit 30 minutësh që kishin vendosur të bënin numëruesit.

Policia e Fierit shpall në kërkim autorët e dhunës ndaj numëruesit të PS-së

Postuar në 24 Qershor, 2015 06:09

Pas ngjarjes së rëndë të shënuar në KZAZ-në 57 të qytetit të Fierit, ku si pasojë e një vote të deklaruar si të pavlefshme nga një numërues i Partisë Socialiste, reagoi një grup i kryesuar nga Fatmir Kajolli, kandidat për këshilltar bashkiak nga PR, vjen edhe procedimi penal dhe shpallja në kërkim e këtij të fundit.

Ministrja Kumbaro i uron fitoren Voltana Ademit në Shkodër: Pres të bashkëpunojmë

Postuar në 24 Qershor, 2015 06:08

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka uruar fitoren Voltana Ademit, kandidates së djathtë për Bashkinë e Shkodrës.

Në profilin e saj në Facebook, znj. Kumbaro thekson se dy zonjat, Voltana Ademi dhe Keti Bazhdari vendosën një standard të ri emancipues,”modeli i zonjave që konkurrojnë me aftësitë e tyre, dhe jo thjesht se u hapet një vend në kuotat gjinore”.

Muzeu "Marubi", për të cilin ka nisur ndërtimi dhe Teatri "Migjeni" janë dy projektet, për të cilat ministrja pret bashkëpunimin e kryetares së re të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Duma: E njoh humbjen si realitet, ky është fillimi i një beteje të madhe

Postuar në 24 Qershor, 2015 06:07

E njoh humbjen si realitet, por që vjen si pasojë e presionit shtetëror. Kështu është shprehur kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, duke pranuar edhe humbjen. Ajo theksoi se nuk është fundi i asgjëje, por fillimi i një beteje të fuqishme.

Rama: Sot, ditë zie! Faqezinj ata që fajësojnë policinë

Postuar në 24 Qershor, 2015 06:07

Kryeministri Edi Rama vizitoi në Spitalin e Traumës dy efektivët e Forcave Speciale të RENEA-s, që mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Lazarat.

“Është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen e Policisë së Shtetit dhe besoj për për çdo shqiptar, çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajon, që vlerëson shërbimin e Policisë së Shtetit dhe këtyre djemve. Sot ka zi!”, tha Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara