Situata në Malësinë e Madhe, KQZ: Ndjekje penale për numëruesit që bllokojnë procesin

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) diskutoi këtë të enjte rreth situatës së numërimit të votave në Malësinë e Madhe, ku ende nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për kryetar bashkie.

Vonesat e deritanishme kanë ardhur për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të këtij procesi nga anëtarët e grupeve të numërimit të votive (GNV). 

Ndaj, kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, paralajmëroi anëtarët e GNV-ve në këtë zonë zgjedhore që, në rast ndërprerjeje të përsëritur të procesit do të shkojnë për ndjekje penale. 

“U bëjmë thirrje përfaqësuesve të partive, anëtarë të GNV-ve në KZAZ-në nr.1 që të vazhdojnë procesin, i cili ka nisur tashmë dhe duhet të përfundojë. Nëse ndonjë nga numëruesit nuk do të pranojë të zbatojë vendimet e KQZ-së, atëherë do të shkojë për ndjekje penale”, tha znj. Luzi. 

Ajo u bëri gjithashtu thirrje numëruesve të votave për vijimin e procesit në të gjitha KZAZ-të, ku ende nuk është përmbyllur procesi i numërimit të votave për anëtarët e këshillave bashkiakë.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.