Rama: Sot, ditë zie! Faqezinj ata që fajësojnë policinë

Postuar në 24 Qershor, 2015 06:07

Kryeministri Edi Rama vizitoi në Spitalin e Traumës dy efektivët e Forcave Speciale të RENEA-s, që mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Lazarat.

“Është një ditë zie për të gjithë Policinë e Shtetit, për të gjithë punonjësit, familjen e Policisë së Shtetit dhe besoj për për çdo shqiptar, çdo familje shqiptare që vlerëson ndershmërinë, kurajon, që vlerëson shërbimin e Policisë së Shtetit dhe këtyre djemve. Sot ka zi!”, tha Rama.

Duke u shprehur ngushëllime të afërmve të efektivit të vrarë, kryeministri dënoi disa deklarata, që fajësojnë edhe Policinë e Shtetit.

“Duke u shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti t’i mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur në të njëjtën kohë edhe sigurinë e mjekëve, që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën, dua që të nënvizoj se më duhet të ndjehem vërtet keq, ata që për faqen e tye të zezë, edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish, flasin me dy kuptime dhe i kërkojnë llogari policisë, edhe duke e fajësuar, jo dhe aq në mënyrë indirekte”, tha Rama.

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.