Lazarat, mbikëqyret vendi i ngjarjes; gjenden mbi 100 gëzhoja

Postuar në 25 Qershor, 2015 05:21

Agjentët e policisë në Lazarat kanë lokalizuar vendin prej nga një ditë më parë u hap zjarr ndaj efektivëve të RENEA-s. Agejntët kanë kryer atje mbikëqyrjet e para.

Nga të dhënat e fundit mësohet se janë gjetur mbi 100 gëzhoja dhe është vërtetuar se personat që qëlluan kanë qenë disa dhe jo një i vetëm, nisur edhe nga fakti se efektivët, ditën e mërkurë, u gjendën nën një breshëri plumbash.

Në fshat ndodhen edhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët po koordinohen me efektivët për mbledhjen e provave materiale.

Vetëm pak më herët, pas disa orë kontrolle, policia arrestoi 3 persona të tjerë, të dyshuar si anëtarë të "grupit të zjarrit", duke e çuar në 14 numrin e të arrestuarve.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.