Maqedoni, Ekspertët: Ali Ahmeti, shpëtimtari i Gruevskit

Postuar në 20 Qershor, 2015 07:26

Kryeministri Nikolla Gruevski ka bashkëpunuar me kompani dhe biznesmenë të cilët tani kanë përfunduar në burg dhe u është ndaluar veprimtaria nga organizatat ndërkombëtare, për shkak të veprimeve të tyre kriminale.

Kështu ka pohuar për mediat njohësi i situatës politike në Maqedoni, Gjorgji Spasov, duke numëruar disa prej bznismenëve të cilët, siç th ai, Gruevski i ka pasur partnerë edhe në projekte të qeverisë. 

Duke komentuar bisedimet për zgjidhjen e krizës dhe kërcënimet e Ahmetit ndaj Zaevit se, nëse nuk pranon marrëveshje do të iniciojë zgjedhje të parakohshme, Spasov ka thënë se Ahmeti edhe në të kaluarën ka marë vendime për të shpëtuar partnerin e tij, Nikolla Gruevski. 

“Në vitin 2011, Cërvenkovski e dinte se popullariteti i Gruevskit po binte për shkak të aktiviteteve të tij ndaj televizionit A1, ndaj e luste Ahmetin që të shtyheshin zgjedhjet deri në shtator, meqë në shtator mendonte se do të fitonte opozita. Por, Ali Ahmeti, për ta shpëtuar Gruveskin, asokohe urgjentisht i shpalli zgjedhjet në muajin maj”, ka pohuar Gjorgji Spasov. 

Ndërkohë, ish-ministri i Financave dhe ekspert i çështjeve ekonomike, Xhevdet Hajredini ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të papërfaqësuar në bisedimet për daljen nga kriza edhe pse aty kanë marrë pjesë kryesuesist e dy partive shqiptare. 

Duke ironizuar, Hajredini ka pohuar se më mirë do të ishte për shqiptarët e Maqedonisë, sikur edhe në këto bisedime t’i përfaqësonte ish-drejtori i shërbimeve sekrete maqedonase,  Sasho Mijallkovi.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Mire se per shqiptart e Maqedonise flitet shume dhe bajne mire. Po per turqit e Maqedonise, vllezrit e Erdoganit, pse nuk flitet fare ?!?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.