PD: Meta po kthen Vorën në një inkubator kriminal

Postuar në 14 Qershor, 2015 05:53

Partia Demokratike denoncoi edhe këtë të dielë atë që ajo e quan një “zbatimin e një skenari kriminal të hartuar nga zyrat e LSI-së në Bashkinë e Vorës”.

“Ilir Meta me heshtjen dhe miratimin e ortakut të tij Rama, po zbaton në Vorë një skenar kriminal, të hartuar në zyrat e LSI, dhe të vënë në jetë në bashkëpunim të ngushtë mes banditëve të skeduar të sjellë enkas nga brenda e jashtë vendit, me strukturat e kriminalizuara të shtetit që shkelin ditë përditë ligjin për Ilir Metën”, deklaroi Keltis Kruja.

Sipas demokratëve, “pjesë e këtij skenari kriminal të Ilir Metës është dhe inskenimi me metodat e sigurimit të shtetit i ngjarjeve dhe dëshmive të sajuara për të manipuluar opinionin publik”.

Në konferencën për shtyp, Kruja bëri publike edhe disa foto, ku sipas tij, tregohej shefi i komisariatit të Vorës dhe drejtori i AKU-t në shërbim të kandidatit të LSI-së në këtë bashki.

“Ilir Meta kërkon ta kthejë Vorën në një inkubator kriminal të manipulimit të zgjedhjeve. Dhe sërish, megjithëse është përqendruar aty me çdo strukturë shtetërore e kriminale, ai e ka humbjen të sigurt. Fitorja e Fiqiri Ismailit dhe e Partisë Demokratike në këtë Bashki është vetëm një javë larg”, tha Kruja.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë të gjithë personat e përfshirë në këtë skenar kriminal, siç e quan ajo, ndërkohë që njofton edhe dorëzimin e një kallëzimi penal ndaj shefit të Komisariatit të Vorës, që sipas demokratëve është kthyer në një mashë të Ilir Metës.

Në fund, PD i kërkojn përfaqësuesve të OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA, prani sa më masive për regjistrimin e këtyre zhvillimeve.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.