PD: Procedimi i Ismailit, skenar i PS-LSI. Rama-Meta po keqpërdorin policinë

Postuar në 13 Qershor, 2015 07:34

Partia Demokratike ka reaguar paraditen e së shtunës pas njoftimit për nisjen e procedimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka deklaruar se procedimi i Ismailit është një skenar i koalicionit PS-LSI, që po përdor sipas tij Policinë e Shtetit për qëllimet e veta. 

“Policia në Vorë është vënë në shërbim të dyshes Rama-Meta dhe dhunon mbështetësit e opozitës. Rama dhe Meta nuk po ndalen para asgjëje, por qytetarët e kanë të qartë se kush janë përfaqësuesit mafias në pushtet. Rama-Meta po e përdorin policinë si organizatë kriminale, si organizatë mafioze për të arritur qëllimet e tyre. Partia Demokratike do të bëjë një kallëzim penal për kreun e komisariatit të Vorës”, ka deklaruar Paloka.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.