kulture
Epoka e artë e gjuhëve mund të ketë qenë para 2 mijë vjetësh
Banorët e planetit tonë flasin më shumë se 7 000 gjuhë dhe secila prej tyre vjen me një bagazh unik njohurish, kulture dhe historie. Megjithatë, diversiteti gjuhësor sot mund të jetë vetëm hija e një kohe kur njerëzit bisedonin në 10 herë më shumë gjuhë.
Në gjurmët e Odisesë
Odisjea e Homerit ndjek udhëtimin dhjetëvjeçar të Mbretit Odise për në shtëpi në Itakë pas Luftës së Trojës. Rrëfimi ka dimensione të dallueshme gjeografike, hapësinore dhe kohore. Nuk është çudi që për shekuj me radhë, njerëzit janë intriguar nga vendet e përmendura të “Odiseja”, duke ngritur pyetjen se sa prej tyre ishin të vërteta. Disa historianë dhe studiues klasikë argumentojnë se Odiseja është vetëm poezi. Si një vepër arti dhe mitologji e pastër, pohojnë ata, nuk ka kuptim t’i kërkosh këto vende në një hartë.
Gjurmët e përjetshme të Sophia Loren në Hidra
Ishte fundi i shtatorit të vitit 1956 kur një lajm i padëgjuar më parë prishi ritmin e qetë të jetës në Hidra. Fjala u përhap me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta prej guri të ishullit: një film amerikan do të xhirohej atje.
Rikujtojmë Epikurin me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë
Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline, UNESCO që në vitin 2002 ka shpallur të Enjten e tretë të muajt Nëntor si Ditën Botërore të Filozofisë. Me rastin e kësaj dite zhvillohen aktivitete shkencore gjithashtu nuk mungojnë artikujt në gazeta e portale dedikuar filozofisë. Këtë vit po trajtojmë filozofin që gjeti ‘terapinë e shpirtit njerëzor’, Epikurin.
E imja nuk është pavarësi, është Vetmi
Restaurimi i Notre Dame de Paris hyn në fazën e tretë
Katedralja e Notre Dame në Paris do t’i nënshtrohet fazës së tretë të restaurimit. Ajo do të financohet nga donacionet e mbledhura pas zjarrit të 15 prillit 2019 që shkatërroi çatinë e katedrales dhe rrëzoi majën e saj.
“Krishti drejt qiellit” ngrihet në Jeruzalem
Një statujë e Krishtit, 10 metër e lartë, do të vendoset në lagjen historike të Jeruzalemit. Ideja është e At Ibrahim Faltas, një murg françeskan 60-vjeçar, i cili ka lindur në Aleksandri, Egjipt, aktualisht në krye të Kujdestares të Tokës së Shenjtë, një urdhër i 800 vjet më parë nga Shën Françesku i Asizit.
Statuja e Jezusit që ngrihet në qiell pas ringjalljes do të vendoset në lagjen e krishterë të Jeruzalemit, mbi çatinë e shkollës së mesme historike Terra Sancta.
Teatri i grave
Më 4 shtator, në 1614, një grua e quajtur Alice Mustian vuri në skenë një shfaqje në qytetin anglez Salisbury. Duke ngritur një skenë në oborrin e shtëpisë së saj, Mustian mblodhi një grup fëmijësh vendas, mes të cilëve djalin e saj dhjetëvjeçar Phillip, për të interpretuar një shfaqje të bazuar në thashethemet e qytetit: se Mary Roberts, gruaja e një argjendari, kishte pasur një lidhje me një bukëpjekës me emrin Robert Humphries.
Libri dhe inteligjenca artificiale, një pakt faustian?
Për inteligjencën artificiale, ose të paktën për Llama, softueri i Metës, shkrimtari francez, Michel Houellebecq, është i ndaluar. Tekstet e autorit të "Grimcave elementare", "Nënshtrimi" apo "Serotonina", romane me temperaturë të lartë letrare dhe jo pak thumbuese, konsiderohen të paprezantueshme, jashtëzakonisht jokorrekte politikisht, për të mos thënë islamofobe.
Dritë e re mbi tempullin e humbur të Akropolit
Akropoli i Athinës, kodra shkëmbore në kryeqytetin grek që është shtëpia e tempullit ikonik të Parthenonit, është një nga vendet arkeologjike më të vizituara dhe më të njohura në botë - por informacione të reja rreth tij po zbulohen.
Një botim i ri në Gazetën Amerikane të Arkeologjisë, nga Merle Langdon (Universiteti i Tenesit) dhe unë, tregon një histori të një tempulli të humbur në vendin e Partenonit. Dhe gjithçka filloi me zbulimin e grafiteve antike.
Grafiti i barinjve
