kulture
Egjipt, zbulohet tempulli 4000-vjeçar i mbretëreshës Near (VIDEO)
Një grup arkeologësh egjiptianë zbuluan një tempull funeral, që daton mbi 4 000 vjet më parë dhe i përkiste mbretëreshës Near, gruas së mbretit Teti. Tempulli është pjesë e nekropolit të Saqqara-s, në Giza. Gërmimi atje vijon që prej vitit 2007. Arkeologët gjetën atje arkivole me mumje, statuja, lodra, anije druri dhe maska funerale si edhe një papirus të gjatë pesë metra (oborr) që përshkruan kapitullin XVII të librit të të vdekurve.
Nis restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh(foto)
Fillon restaurimi i një prej kryeveprave më të famshme të antikitetit: Mozaiku i Betejës së Isusit, midis Aleksandrit të Madh dhe Darit të Persisë (333 para Krishtit). Kryevepra e gjetur në Pompei është simbol i njohur botërisht i shumë të tillave që mban Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit. Procesi i restaurimit, për të cilin do të vijë në ndihmë teknologjia, do të fillojë në fund të muajit dhe pritet të zgjasë deri në korrik, nën mbikëqyrjen e Institutit Qendror për Restaurimin.
Mandala: Do çojmë ritet arbëreshe në UNESCO, Shqipëria të na mbështesë
Mbi gjashtë shekuj që arbëreshët e Italisë mundohen të mbajnë të gjalla gjuhën, traditat, identitetin e origjinës. Në meritë të kësaj përpjekjeje sa krenare aq edhe të guximshme që meriton të përçohet te brezat më tej, Komitetit Kombëtar Italian të UNESCO-s, i është dorëzuar këtë të hënë nga Fondacioni Universitar “Françeso Solano”, propozimi që ritet arbëreshe “Moti i Madh”, të regjistrohen si Trashëgimi Kulturore Jomateriale e Njerëzimit.
Stilisti Pierre Cardin vdes në moshën 98-vjeçare
Stilisti francez, Pierre Cardin, është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeç. Në një karrierë që zgjati më shumë se 60 vjet, Cardin mori njëkohësisht admirimin dhe përbuzjen e kolegëve të tij në botën e modës për nuhatjen e fortë për biznes dhe solli risi në pasarela.
Cardin, i cili ishte këshilltar i stilistëve si Jean Paul Gaultier, ishte aktiv në qarqet e modës deri në momentet e fundit, ndihmoi të rriteshin dizajnerët e rinj dhe mori pjesë në festa dhe evente, ndërsa shkonte rregullisht në zyrën e tij në Paris me Jaguar.
Irani, një destinacion unik
Me nënshkrimin e marrëveshjes me SHBA, Iranit i hapen dyert për shumëçka. Dhe duket se turzimi është objektivi kryesor, me synim që vendi, historia, kultura, tradita dhe natyra e tij të njihen nga afër, pa ndërmjetësimin e politikës. Dhe duhet thënë se Irani është një nga destinacionet më unike në botë. Ja disa prej vendeve që ja vlejnë të vizitohen. Kuptohet pa harruar pasuri të tilla si muzika.
