kulture
“Hollivudi siç e kemi njohur ne ka marrë fund”
Regjisori Martin Scorsese thotë se industria e Hollivudit, siç e kemi njohur deri tani, ka marrë fund.
Filmi më i fundit i Scorsese, The Irishman, u shfaq për pak kohë në kinema, por u transmetua menjëherë më pas në Netflix, pasi ky i fundit bleu të drejtat e transmetimit. Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për filmin e tij të ardhshëm me Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone: fillimisht do të shfaqet në kinema e më pas në Apple TV më 20 tetor.
Zbulohet një gjuhë e panjohur indoevropiane
Gërmimet në Turqi kanë zbuluar prova të ekzistencës së një gjuhe indoevropiane të panjohur.
Gjuha e re u zbulua në sajtin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Boğazköy-Hattusha në Turqinë veri-qendrore. Kjo zonë ka qenë kryeqyteti i Perandorisë Hitite, një nga fuqitë e mëdha të Azisë Perëndimore gjatë epokës së bronzit të vonë (1650-1200 pes).
Instituti Arkeologjik Gjerman po kryen gërmime aty prej një shekulli.
Skulptura e parë e një gruaje të mbuluar vendoset në Londër
Një grua e mbuluar me hixhab është skulptura e parë e këtij lloji që pritet të zbulohet për publikun në tetor. “Forca e hixhabit” është dizajnuar nga skulptori Luke Perry dhe do të instalohet në Smethwick, Birmingham.
Skulptura është pesë metër e lartë dhe peshon rreth një ton.
UNESCO: Jericho është në Palestinë
UNESCO ka futur në listën e sajteve të trashëgimisë kulturore qytetin e Jericho-s në Palestinë. Vendimi solli një reagim të ashpër nga ana e Izraelit, sipas të cilit agjencia e Kombeve të Bashkuara është vënë në shërbim të Palestinës, raporton Haaretz.
Agjentja e inflitruar Coco Chanel
Një nga emrat më të mëdhenj të modës rezulton të ketë pasur angazhim të dyfishtë politik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një ekspozitë që hapet me 16 shtator në Londër pritet të tregojë për vizitorët, krahas veshjeve të stiluara nga Coco Chanel, edhe dokumente që provojnë se ajo ka qenë e angazhuar me rezistencën franceze.
Krahas këtyre dokumenteve do të jenë edhe provat kontradiktore se ajo vepronte edhe si agjente naziste.
Lauren Bacall, e cila kuron ekspozitën, thotë se Chanel nuk duhet kuptuar e shkëputur nga angazhimi i saj në luftë.
Athina, nga masakrat e Justinianit te pushtuesit "e butë" otomanë
Intervista në fjalë është një bisedë mes historianes së artit dhe cicerones Artemis Skumburdhi me gazetarin M. Hulot për gazetën greke «Lifo» mbi librin e saj «Monastiraki – Plaka» dhe pushtuesit e ndryshëm të Athinës përgjatë shekujve. Nga dhjetë librat që ka shkruar (të gjitha për Athinën, për historinë, kafenetë e teatrot e saj), nëntë prej tyre nuk janë më në librari, kanë mbaruar. Libri i saj «Monastiraki – Plaka», është një studim i hollësishëm mbi zonën më të lashtë të Athinës e Europës, që banohet parreshtur prej 4500 vjetësh.
Fjalor për emërtimin e njerëzve. Metani: Pjesa më e madhe lidhet me tiparet morale
Emërtimet për njerëzit, në gjuhën shqipe lidhen më tepër me tiparet morale sesa ato fizike.
I ftuar në MCN, profesori Idriz Metani shpjegoi vlerat e fjalorit më të ri të botuar. Ai ka një natyre të veçantë dhe ka kërkuar një punë disa vjeçare. Fjalori ka më shumë se 15 mijë njësi.
Të mbërthesh në shishe erën e shiut të parë
Toka e etur për shi pasi pikat e para nisin të bien mbi të ka një erë karakteristike. Në Kannauj, një qytet në veri të shtetit Uttar Pradesh, në Indi, parfumbërësit e quajnë këtë erë mitti attar dhe e “mbërthejnë” në enë argjile.
“Është aroma e tokës së tharë kur shirat e parë vijnë pas një thatësire të gjatë”, thotë Rajat Mehrotra, bashkëpronar i Parfumerisë Meena. Parfumerët si Mehrotra kanë mbushur shishet me aromën enigmatike për shekuj me radhë.
Fëmijët në tablotë e piktorëve shqiptarë
Bota e fëmijëve në pikturat e artistëve shqiptarë të para ’90-s. 11 piktura që kanë në qendër fëmijët në aktivitete të ndryshme.

Djali me liber- Bajram Mata- Foto GA

Vajza me kordele- Abdurrahim Buza - foto GA
Ndahet nga jeta Totto Cutugno
Toto Cutugno, një nga këngëtarët më të mirë të muzikës italiane, ndërroi jetë në një spital në Milano, pas një beteje të gjatë me kancerin. Italiani i vërtetë me kitarën në dorë, siç thonë vargjet e këngës së tij, lë pas një listë të gjatë suksesesh muzikore dhe një karrierë që i kaloi shumë herët kufijtë e vendit fqinj.
“L’italiano”, me të cilën ai mori pjesë në Sanremon e vitit 1983, u bë kënga që do ta identifikonte atë si këngëtar, por edhe mbeti si një fotografi e kohës kur u shkrua.
