Slideri Kryesor

Femra e parë në drejtimin e ushtrisë australiane

Postuar në 13 Prill, 2026 18:49

Susan Coyle është femra e parë që merr drejtimin e ushtrisë australiane. Ajo merr formalisht detyrën në muajin korrik dhe zëvendëson gjeneral lejtnantin Simon Stuart.

Italia rikthehet në bazën ajrore të Kuçovës

Postuar në 13 Prill, 2026 16:20

Mediat italiane shkruajnë për një përpjekje të re mes Shqipërisë dhe Italisë për të kthyer në operativitet bazën e vjetër të Kuçovës. Në këtë kuadër në Tiranë ka qenë kreu i shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane, gjenerali Luciano Portolano i cili është takuar me presidentin Barjarm Begaj, ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe homologun e tij, Arben Kingji.

Vetëm varrezat mbetën pa u rijetëzuar!

Postuar në 11 Prill, 2026 21:15

Pak ditë më parë u njoftua nga ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, zbatimi i një projekti për kullat e veriut të Shqipërisë.

Projekti përfshin GIZ Albania dhe mëton të “transformojë përmes rijetëzimit” kullat në veri nga të cilat deri më tani janë inventarizuar 523 në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Fokus do të jetë restaurimi, funksionalizimi dhe integrimi i kullave në rrjetin turistik kombëtar,-shkruan gazeta “Tema”.

Midhja e Butrintit drejt zhdukjes: nga 8 mijë tonë në vit para ’90-s, në vetëm 30 tonë në 2025

Postuar në 11 Prill, 2026 20:40

Midhja e Butrintit që dikur eksportohej në shtete të tjera të botës, sipas Ministrisë së Bujqësisë aktualisht është drejt zhdukjes. Nëse para viteve '90, në Butrint prodhoheshin 8 mijë ton midhje në vit, në vitin 2025 u prodhuan vetëm 30 ton.

Nga UÇK-ja te "Kosovari" artificial. Kur retorika e Hagës fshin identitetin shqiptar

Postuar në 11 Prill, 2026 14:16

 

Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të retorikës së mbijetesës politike, ku identiteti etnik shqiptar flijohet për hesap të legjitimitetit ndërkombëtar.

Në kurbë rënëse

Postuar në 09 Prill, 2026 14:58

Armëpushimi i njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump në konfliktin me Iranin, po shpaloset në çdo orë si një minë që mund të detonojë krizë politike të thellë në të dyja vendet që nisën sulmet.

Së pari, nuk ka një ide të qartë se si erdhi puna në një armëpushim të ndërmjetësuar nga pakistanezët, në kushtet kur fushata nisi me premtime maksimaliste të shkatërrimit të programit bërthamor Iranian dhe ndryshimit të regjimit.

Misteri i masës/ Shkenca drejt zgjidhjes së një prej mistereve më të mëdha të natyrës

Postuar në 08 Prill, 2026 20:20

Çdo atom në univers mban brenda një sekret të madh: pse nuk shpërbëhet? Edhe pse protonet në bërthamë shtyhen fuqishëm mes tyre për shkak të ngarkesës pozitive, ato qëndrojnë të lidhura falë një force të panjohur për dekada – forcës së fortë bërthamore.

Që nga mesi i shekullit XX, teoria e njohur si Yang-Mills ka shpjeguar këtë “ngjitës” atomik përmes grimcave të quajtura gluone. Por këtu lind paradoksi: edhe pse teoria ndërtohet mbi grimca pa masë, ajo prodhon objekte që kanë masë reale dhe të matshme.

Edhe gjermanët duan të ikin nga Gjermania

Postuar në 08 Prill, 2026 17:58

Një pjesë e madhe e të rinjve në Gjermani duan të ikin nga vendi. Një studim i kohëve të fundit, i quajtur "Jugend in Deutschland" ose "Youth in Germany", ka anketuar moshat 14-29 vjeç zbuloi se rreth 21% e tyre po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga Gjermania për një jetë më të mirë. Plot 41% thonë se mund ta imagjinojnë zhvendosjen jashtë vendit në një afat më të gjatë.

Anketa ka përfshirë 2 012 të rinj dhe është kryer në periudhën mes 9 janarit dhe 9 shkurtit 2026 nga Datajockey Verlag.

Rusia: BE po përpiqet të krijojë kapacitetet e veta të prodhimit të armëve bërthamore

Postuar në 08 Prill, 2026 14:12

Bashkimi Evropian ka filluar të eksplorojë fshehurazi mënyra për të krijuar kapacitetet e veta të prodhimit të armëve bërthamore, tha Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) në një deklaratë.

Druri vetëm nga Xhehneti mund të dilte!

Postuar në 07 Prill, 2026 23:02

 

Rezart Taçi është dënuar me 11 vjet burg për pastrim parash dhe bashkëpunim mafioz. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme, produkt i reformës në drejtësi të vitit 2016. Nëse i besojmë raportimit të dashnores së vjetër të reformës, gazetës “Tema”, vendimi i marrë duket sikur ka ndjekur këshillat e ideologut sezonal të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Sokol Sadushi, pasi ai është mëse i individualizuar. Ja një fragment nga raportimi:

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor