Slideri Kryesor

Video/Protestë në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec

Postuar në 31 Maj, 2026 22:18

Sot pasfite në Tiranë është organizuar një protstë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protesta pason ngjarjet e dy ditëve më parë në Zvërbec ku një qytetar është tërhequr zvarrë nga policia private në objekt.

Çet-Niku

Postuar në 31 Maj, 2026 01:25

Në Zvërnec u bë si në Kuçovën e filmit. U tërhoq një qytetar zvarrë, pastaj u shkarkua një drejtor policie se gënjeu në raportim dhe u arrestua dhunuesi.

Policia njofton se ambienti është rrethuar me autorizim. Në ballë të situatës mesa duket qëndron Shefqet Kastrati, njohur edhe si Çeti.

Çeti me gjasë mori shembull nga Rrjolli i Bashkim Ulajt, por më herët ka përvojën e rrugës Durrës-Kukës.

Ukraina rrëzon pretendimet e Putin: Oreshnik, sistem i zhvilluar në vitin 2017

Postuar në 30 Maj, 2026 23:03

Ekspertë ukrainas dhe polakë kanë sfiduar së fundmi pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin se raketa balistike me rreze të mesme, Oreshnik, lëviz me Mach 10 dhe është e pakapshme nga sistemet aktuale të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Pas një analize të bërë mbetjeve të një rakete të përdorur në janar të këtij viti në Lviv, ekspertët ukrainas kanë theksuar se raketa në fjalë ështa një armë eksperimentale e vitit 2017 e krijuar vetëm me pjesë të prodhuara në Rusi dhe Bjellorusi.

Shefqet Kastrati del edhe te ndërtimi me dhunë në Zvërnec

Postuar në 30 Maj, 2026 16:01

...Kompania që po zhvillon resortin, “Zvërnec South Adriatic Development”, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa pronarët përfitues të saj mbeten anonimë.

Porto Romano përflitet se do kthehet në qendër logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 30 Maj, 2026 00:45

Shqipëria po përshpejton investimet në infrastrukturën e mbrojtjes me synimin për t’u shndërruar në qendrën kryesore logjistike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

RKS i referohet një  takimi të zhvilluar më 29 maj 2026 në selinë e SHAPE në Mons të Belgjikës, ku ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, u prit nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europë (SACEUR), gjenerali Alexus G. Grynkewich. 

William Ruger përflitet si pasues i Schmidt në Bosnje-Hercegovinë

Postuar në 29 Maj, 2026 22:37

Mediat rajonale raportojnë se Bosnje-Hercegovina mund të ketë si Përfaqësues të Lartë pas gjermanit Christian Schmidt, diplomatin amerikan Ëilliam Ruger, që aktualisht është numri dy i agjencive të sigurisë në administratën Trump. Vendimi raportohet se do të merret në takimin e 3-4 qershorit të Këshillit për Implementimin e Paqes.

Serbia nis ndërtimin e satelitit të parë me asistencë nga Kina

Postuar në 29 Maj, 2026 14:55

Serbia është duke zhvilluar satelitin e parë të vet të prodhimit të brendshëm dhe në këtë projekt ajo po ndihmohet nga Kina. Projekti quhet “MOSAIC” dhe bazohet mbi module të satelitëve të vegjël që mendohet se është themeli për të të ashtuquajturin program kombëtar hapësinor serb në të ardhmen.

Projekti udhëhiqet nga Observatori Astronomik i Beogradit, një institucion një shekullor ndërkohë që pala kineze ofron ekspertizë teknike  për lëshimin dhe platformën. Lëshimi është planfikuar për në fund të vitit 2027.

Një dialog polemik me drejtësinë që duhet botuar si libër

Postuar në 28 Maj, 2026 23:53

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në burg Erjon Veliajn bën një shërbim publik dhe neuropsikotik: ai lë në burg Erjon Veliajn. Pas ankesës së disatë. E lë në burg. Burg. Pra në qyp.

Dhe e mbron shoqërinë nga materia e errët që lidhet me subjektin në fjalë. Pra edhe njëherë: Veliaj në burg. Burg ore burg!

Askush nuk mund të thotë dot tashmë se Veliaj e la në burg SPAK, Olsi Dado, GjKKO e kështu me radhë. E lanë në burg të gjitha gjykatat. Burg. Në burg. Ndaj kur logjika nis e ezaurohet hyn në lojë elegjia. Mero Baze prin kur sot ndër të tjera shprehet se:

Një e rrahur idiote që prostituohet prej 30 vjetësh nga hajdutët e Shqipërisë

Postuar në 28 Maj, 2026 15:22

28 maji po del dhe nisur nga ritmi i kohëve të sotme mund të kuptohet se pse hijenat socialiste kanë dalë një natë më parë për të kënduar vajin e zakonshëm të hurit që hëngrën në vitin 1996. Mund të tingëllojë disi brutale kjo gjuhë, por është e domosdoshme për të mos lejuar që disa gjallesa si këto që sot qeverisin duke vjedhur, të kërkojnë aureolën e heroit.

Erjon Braçe ka ripublikuar foton e njohur e stërnjohur të gjakosjes së tij, më herët publikohet fotoja e kërriçit që është kryeministër sot kur e rrahën nuk dihet se pse, mandej fotot e 28 majit.

Europa lëviz drejt prishjes së digave të lumenjve. 150 000 të vjetëruara në mbarë kontinentin

Postuar në 28 Maj, 2026 14:39

Me zhvillimin e krizës iraniane, Shqipëria hyri në sferën e lajmeve me një fakt që lidhet me energjinë: çmimi i energjisë mbeti i pandryshuar për shkak se në vendin tonë, ajo gjenerohet kryesisht nga hidrocentralet. Kështu një burim i zhvilluar dekada më parë, ka rimarrë vlerë të shtuar në kontekstin e një krize globale. Energjia e prodhuar nga uji ofron një lloj sovraniteti të ri në botën e sotme. Por edhe kjo ka kosto.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor