Slideri Kryesor
Europa po largon kompanitë e Inteligjencës Artificiale
515 miliardë euro kapitalizim dhe 44 mijë të punësuar, AMSL, është kompania kryesore europiane teknologjike që vepron në sektorin e çipeve. Por për drejtuesin e saj, Christophe Fouquet, Bashkimi Europian po gabon sa I takon Inteligjencës Artificiale. Treguesit tregtarë janë më të qartët: 99% e shitjeve të kompanisë vjen nga jashtë BE-së, ndërkohë që ky i fundit po mendon për rregullore që shihen si pengesa në një zhvillim që është radikal. Sipas tij, Akti për IA-në i BE-së, është një qasje e gabuar që sugjeron rregulla përpara sesa kompanitë të kenë gjeneruar produktet e veta.
Video/Projekti në Pishë-Poro fal 15 km bregdet. Pronarët anonimë
1974-2026, rishpikja e të djathtës greke
Në një opinion të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”, këshilltari I qeverisë spanjolle, Kostis Kornetis, një profesor në Madrid, merret me transformimin e të djathtës greke gjatë periudhës së Metapolitefsi-t, duke evidentuar disa linjëzime me interes të përgjithshëm. Periudha në fjalë përfaqëson restaurimin e demokracisë pas Diktaturës së Kolonelëve dhe si refleks i saj shpjegohet dominimi i skenës politike greke nga qendra e majtë, shprehur kyesisht te PASOK.
Një NATO pa Amerikën
800 000 shtëpi bosh në Greqi
Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes raporton se në vend janë 800 mijë shtëpi bosh, një shifër që përfaqëson 12% të të gjithë stokut të banesave në Greqi.
Të dhënat i ka përcjellë në fakt drejtoresha Mando Zisopoulou sipas të cilës numri në fjalë mund të shërbejë për të amortizuar krizën e strehimit në vend. Sipas saj banesat që rrinë bosh nuk janë në zona presioni social por në Egjeun juglindor apo në ishujt Jonianë.
Drejt konfliktit direkt NATO-Rusi
Zv. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Rybkov ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për agjencinë TASS, se konflikti direct me NATO-n është real dhe se ai do të ketë pasoja katastrofike.
Narrativa përshkallëzuese e kryeqyteteve europiane rreth kërcënimit në rritje të një lufte me intensitet të lartë me Rusisë…si dhe veprimet provokative në sferën bërthamore rrezikojnë përplasjen direkte
ka thënë ai.
Vini ndonjë tabelë punimesh në Nartë se ju kontrolloni botën!
Shkruan në Facebook aktivisti Ervin Goci:
Në Nartë gjetëm 600 hektarë të rrethuara, po për be as edhe një roje..kishin ik si lepuj.
Kaq e ligjshme është e gjithë gjëja, sa nuk del njeri, a firmë, a logo, a ku di unë që të dalë e të nxjerrë një copë letër. Procedura është e thjeshtë, lëshojmë hordhitë si fazë e parë që të shqyejnë terrenin, të presin çfarë duhet prerë, gjoja me leje paraprake, e pastaj dalin kriminelat me kollare që të hedhin firmat.
Në këtë fazë është e qartë: asnjë nuk e do koston penale të shkatërrimit.
Feriti del nga vrima. Njofton publikimin e një dokumenti në ditët në vijim
Njofton sot Ministria e Jashtme se "Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X" sipas të cilit priten zhvillime të mëdha. Konkretisht:
Protestë në Pishë Poro kundër hotelit të Kastratit dhe Kushner
Sot në Pishë Poro të Vlorës, në zonën e quajtur Hidrovori në Akërni, është zhvilluar një protestë e 100 aktivistëve të cilët kanë hedhur poshtë rrethimin e kompanisë që po ndërton dhe kanë hyrë brenda.
Në zonën në fjalë, e shpallur me ligj “Zonë e Mbrojtur” po ndërtohet një objekt shumëkatësh, përmes vendimeve të papublikuara dhe në shkelje të konventave.
Pamjet ofrojnë një shembull të radhës sesi institucionet shkelin ligjet që miratojnë vetë për interesa të ngushta dhe oportunizëm politik.
CEO i Axel Springer deklarohet hapur sionist në Kongresin Botëror Hebre
Axel Springer SE, një nga konglomeratet më të mëdha mediatike në Evropë, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratës së CEO-s së saj, Mathias Döpfner, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Bordit Drejtues të World Jewish Congress në Gjenevë tre ditë më parë.
“Jam një goy [jo-hebre], dhe jam sionist. Me gjithë zemër, nga bindja dhe me pasion”, deklaroi Döpfner para të pranishmëve.
