Slideri Kryesor
Leja për ndërtimin në Zvërnec kundër ligjiy/ Alibeaj: I jepet vetëm Pronarit/Investitor kur ka edhe projekt
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibaj, thotë se leja për ndërtimin në Zvërnec e firmosur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, është e paligjshme. Sipas Alibeajt, firma e hedhur për lejen e ndërtimit ka anashkaluar disa veprime që lidhen me çështjen e pronësisë dhe projektin konkret.
Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, pas investimit në Zvërnec nuk qëndrojnë investitorë amerikanë, por kompani shqiptare të fshehura në kompani offshore.
PD-ja, zorra qorre e aktualitetit politik
Lexoni sesi shprehen në rrjete sociale apo në media të caktuara njerëz të Partisë Demokratike. Njëherë ashtu, e njëherë kështu. Me konsistencë dhe skuthëri po mbrojnë vetëm një gjë: Sali Berishën.
Po vënë bidonin e tyre në radhën e favoreve të nesërme nga lideri 82 vjeçar, nga i cili ka mbijetuar një vulë, një logo dhe Kilometri i fundit.
Legjitime e gjitha. Padyshim. Kjo është demokracia. Problem është I natyrës politike: pse sot PD-ja po e gjykon më shumë protestën sesa Kryeministri?!
Dështon projekti franko-gjerman për avionët e gjeneratës së re
Përpjekja franko-gjermane për të ndërtuar një gjeneratë të re avionës ushtarakë ka dështuar. Kjo është pranuar në një telefonatë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Freidrich Merz që kanë rënë dakord se kompanitë e përfshira në nismën në fjalë, nuk janë në gjendje të vazhdojnë bashkëpunimin.
Paqja dhe qytetaria përballë Kllounit me detyrë Kryeministër
Kanë kaluar 8 ditë proteste në këtë fillim qershori. 8 ditë që përtej çdo analize objektive, të ftohtë, çdo keqdashjeje, cinizmi dhe marazi, kanë dominuar mendjen e shumicës së qytetarëve. Kanë dhënë një impuls pozitiv dhe gëzimi në një vend që u mbyt nga mërzia dhe lajmet e kobshme. Nga pabesia e qeverisë dhe politikës që ka nxjerrë në shitje gjithçka, duke qenë në fund vetë blerësja dhe përfituesja.
Nga "UÇK-ja pjellë e Beogradit" te protestat në Tiranë. Pse mediat e Tiranës dhe Prishtinës flasin me gjuhën e Serbisë?
Pa asnjë dyshim, protestat në Zvërnec dhe në Rrnjoll janë jo vetëm një reagim i ligjshëm qytetar, por edhe një detyrim moral e kushtetues për mbrojtjen e pasurisë të pakthyeshme kombëtare. Mirëpo, për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht me këtë reagim, ne, si publik, duhet të largohemi nga betoni dhe të futemi në marifetin retorik, gazetaresk e mediatik të Tiranës dhe Prishtinës.
Pse duhet të largohemi nga betoni dhe vjedhja e pasurisë kombëtare, e të përqendrohemi në mediat e regjimit të Tiranës dhe të oligarkëve të Prishtinës?
Video/Protestë solidariteti në Berlin
Seksioni shqip i Deutsche Welle raporton për një protestë në Berlin, para ambasadës shqiptare në mbështetje të protestës së Tiranës.
Një mesazh përçarës nga Kryeministri
Pas takimit të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto me mbishënim përçarës. Diçka që provon frustracion të lartë me protestën.

Ukraina fton Rusinë në dialog për t’i dhënë fund luftës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje homologut rus, Vladimir Putin, për një takim ballë për ballë në përpjekje për t’i dhënë fund luftës, përmes një letre të hapur ku kërkon dialog të drejtpërdrejtë mes dy vendeve.
Në letrën drejtuar Putinit, Zelensky thekson se do të ishte “gabim të pritej" derisa lufta në Evropë të rikthehej në qendër të vëmendjes së Shteteve të Bashkuara, duke nënvizuar se paqja mund të arrihet vetëm “përmes angazhimit të drejtpërdrejtë mes” Ukrainës dhe Rusisë.
Tri akuza për Belinda Ballukun. SPAK akuzon Igli Taren se u përdor për fshehjen e vilës së ish-zv.kryeministres
Sot SPAK ka thirrur Igri Taren, i cili ka deponuar aty për 6 orë. Më pas SPAK ka publikuar njoftimiin e mëposhtëm sipas të cilit thirrja e Tares është bërë në kuadër të hetimit të Belinda Ballukut.
Agimi i Artë i Zvërnecit
Është ironike sesi vargjet e një kënge retro-atdhetariste të Shqipërisë komuniste atashohen me një situatë social-politike të ditëve të fundit. Në vargje thuhet “E i fortë po shndrit ai diell dhe burimi këngët lugjeve i përcjell/Nga ky diell i kohës sime shndrisin shekujt në agime". Etj etj”. Një kolonë zanore që shoqëron festat dekorative dhe çdo demostrim nacional-politik të fund-tranzicionit. Por jo të gjithë regjistrat që atashohen me këtë power point patriotik kanë të njëjtën valencë.
