Slideri Kryesor

Arrestohet Ergys Agasi. Me të në makinë Ulian Shpataraku

Postuar në 26 Gusht, 2026 19:48

Media të ndryshme raportojnë se është arrestuar sot Ergys Agasi, personi kyç i dosjes “AKSHI” i vënë nën akuzë për krijim të grupit të strukturuar kriminal. Nuk ka të dhëna zyrtare mbi operacionin, por sipas të informacioneve të deritanishme ai është ndjekur nga Elbasani në Durrës ku është ndaluar. Bashkë me të mësohet se ka qenë edhe shtetasi Ulian Shpataraku, oficer policie. 

Investimi i Kushner në Sazan, thellohet hetimi në Dhomën e Përfaqësuesve 

Postuar në 25 Gusht, 2026 20:04

Çështja e investimit të dhëndrit të Trump në Sazan është bërë subjekt hetimi i një prej anëtarëve të lartë të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve. 

Jamie Raskin do ta thellojë hetimin e nisur, pasi ka hasur në indiferencën e dhëndrit të Trump për t’iu përgjigjur pyetjeve të para lidhur me investimin përmes firmës së tij të investimit, Affinity Partners. 

Hetimi vë në qendër konfliktin e interesit mes rolit të Kushner në qeverinë amerikane dhe pozicionit si investitor. 

Haga refuzon lirimin me kusht të Ratko Mlladiç

Postuar në 23 Gusht, 2026 12:26

Serbia ka ripërsëritur kërkesën zyrtare për lirimin me kusht të ish-komandantit të ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiç. Sipas njoftimeve zyrtare, autoritetet penitenciare të Mekanizmit Ndërkombëtar të Ekzekutimit të Vendimeve kanë konstauar se Mladiç është në fazën terminale të jetës së tij dhe për këtë arsye ka lehtësuar aksesin maksimal të familjarëve, por nuk ka pranuar kërkesën e shtrimit të tij në një spital në Serbi.

Maroku përsërit kërkesën për sovranitetin mbi Ceutën

Postuar në 22 Gusht, 2026 23:42

Incidentet e ndodhura në Ceuta kanë hapur një diskutim të papritur për sovranitetin mbi eksklavën spanjolle në Afrikë. Maroku ka kërkuar krijimin e një mekanizmi dialogu për të adresuar të ardhmen e Ceutës dhe Melilës, propozim që është hedhur poshtë nga Ministria e Jashtme e Spanjës 

Gjermania rikthehet si fuqia kryesore ndaj Rusisë

Postuar në 22 Gusht, 2026 19:53

Gjermania po shkon drejt riarmatimit të plotë duke patur në fokus të sigurisë së saj kërcënimin nga Rusia. “Politico” referon sot dokumente të brendshme të qeverisë gjermane sipas të cilave për përgatitjen e sistemit të ri mbrojtës, do të duhet të alokohen 12 miliardë euro me synim dislokimin e raketave me rreze të gjatëm në gjendje që të godasin mijëra kilometra në brendësi të territorit rus.

Anti-kristianizmi i Izraelit

Postuar në 22 Gusht, 2026 14:15

Një vit pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael nisi të bëhej i dukshëm një fenomen i ri, por me rrënjë të vjetra: sulmi ndaj kristianëve të të gjitha llojeve, kishave dhe pronave të tyre. Për dikë që nuk e njeh mirë raportin ndërkonfensional të këtij shteti, kjo seri sulmesh ngjan e çuditshme nisur nga fakti se veshët e opinionit publik janë mësuar të dëgjojnë se Izraeli ka një konflikt me arabët. Por siç ndodh me Lindjen e Mesme, nuk ka asnjëherë gjëra të thjeshta. Vetëm në vitin 2025 pati 155 incidente dhe deri në këtë moment, për vitin 2026 kanë ndodhur 107 incidente.

Testosteroni te burrat është përgjysmuar

Postuar në 21 Gusht, 2026 16:59

Shoqëria njerëzore po përballet me një krizë të fertilitetit mashkullor. Nivelet mesatare të testosteronit te burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të paraqitura në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë në Londër, nivelet totale të testosteronit tek burrat kanë rënë me 54% midis viteve 1972 dhe 2019.

Rebelimi i madh kundër qendrave të të dhënave

Postuar në 20 Gusht, 2026 17:15

 

Danilo Taino

Kompleksi i çifutit që po nxit frymën antihebraike në Shqipëri

Postuar në 20 Gusht, 2026 14:00

Edi Rama ia ka dalë që në harkun e pak muajve të nxisë një frymë në rritje dhe të dukshme antisemitizmi mes shqiptarëve. Një shoqëri që me naivitet i ka parë pozitivisht hebrenjtë, madjë në heshtje ka veneruar një të supozuar inteligjencë të madhe mes tyre, që në fakt tradhëton kompleksin tonë të inferioritetit.

Edi Rama e ka nxitur këtë frymë ndaj hebrenjve, sepse për një rastësi apo agjendë, ka provokuar miqësi të thelluar dhe të pashpjegueshme me terma ekonomikë dhe kulturorë me shtetin e Izraelit, në ditët më të zeza të tij, kur ai akuzohet për genocid në Palestinë.

AI mund të prodhojë të dhëna të rreme për avionët luftarakë

Postuar në 19 Gusht, 2026 18:27

Inxhinierët kinezë kanë paralajmëruar për rreziqet e përdorimit të modeleve të inteligjencës artificiale në analizën e inteligjencës ushtarake dhe projektimin e avionëve luftarakë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor