Slideri Kryesor

BE-ja nuk do Vuçiçin, SHBA nuk do Kurtin

Postuar në 15 Shtator, 2025 18:50

Shërbimi sekret rus, SVR, ka deklaruar përmes një deklarate për shtyp, se tensionet e krijuara në Serbi, po sponsorizohen nga disa vende të BE-së.

Video/Projekt për resort në Kishën e Laçit

Postuar në 15 Shtator, 2025 16:20

Një debat i ri ka lindur së fundmi për Kishën e Laçit ku po vepron parimi i njohur i stadiumeve me kullë. 

https://www.youtube.com/watch?v=FJ2wfMFUTls

Mitsotakis: Pjesëmarrja e Chevron në kërkimin e naftës, konfirmon sovranitetin tonë në Jug të Kretës

Postuar në 14 Shtator, 2025 20:10

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në një postim në "Facebook", cituar nga mediat greke, se pjesëmarrja e kompanisë “Chevron”, së bashku me Helleniq Energy në një tender ndërkombëtar për katër blloqe kërkimi nafte në det në jug të Kretës dhe Peleoponezit, konfirmon të drejtat sovrane të vendit të tij.

Trupa të OKB në Ukrainë

Postuar në 14 Shtator, 2025 19:58

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se dislokimi i paqeruajtësve pas krizës në Ukrainë është një mundësi objektive.

Nëse do ketë një marrëveshje, zbatimi i saj duhet të sigurohet maksimalisht. Dhe nëse shumica e anëtarëve të OKB-së pranon që aktiviteti i paqeruajtësve të OKB-së është i domosdoshëm, ne shpresojmë se në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të sigurojmë një paqe të gjatë

ka thënë ajo.

Tjetër mesazh i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë Kurti

Postuar në 14 Shtator, 2025 14:06

Misioni Ndërkombëtar i OKB-së në Kosovë, UNMIK, ka shprehur shqetësimin për mbylljen e zyrave të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale në Mitrovicë, të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

"Nuk e përjashtoj që dikush prej Nesh të vritet, por Ata nuk mund të fitojnë"

Postuar në 14 Shtator, 2025 14:00

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar në një intervistë televizive se skenari i Nepalit dhe Charlie Kirk ishte parashikuar edhe për në Serbi, por ai e shmangu atë.

NATO krijon "Rojen Lindore", mision i përgjigjes së shpejtë ndaj Rusisë

Postuar në 12 Shtator, 2025 18:56

NATO ka njoftuar krijimin e një force të posaçme për mbrojtjen e kufinjve lindorë, pas incicentit të fundit me dronët rusë në Poloni.

Roja Lindore, quhet forca që parashikon njësi ajrore dhe tokësore.

Nuk mund të lejojmë dronët rusë të hyjnë në hapësirën e aleancës

citohet Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

Postuar në 12 Shtator, 2025 18:37

Dy deputetët e PSD kanë hequr dorë nga mandati. Tom Doshi dhe Sabina Jorgo nuk do të jenë pjesë e Parlamentit të ri. Dy përfaqësuesit e Shkodrës u lënë vendin dy kandidatëve të tjerë në listën e PSD-së. 

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.

Kreu i Agimit të Artë lë qelinë

Postuar në 12 Shtator, 2025 17:03

Kreu i partisë Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos, pritet të dalë nga burgu si pasojë e një vendimi të gjykatës së Lamias.

67 vjeçari do të lërë qelinë për arsye shëndetësore dhe kërkesa e tij është marrë parasysh.

I dënuar me 13.5 vjet burg në vitin 2020, Michaloliakos do të qëndrojë në arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në lagjen athinjote të Pefkit.  

SHBA ndërpret dialogun strategjik me Kosovën

Postuar në 12 Shtator, 2025 15:17

SHBA njoftoi sot se ka ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën duke fajësuar qeverinë e Albin Kurtit. Një goditje e rëndë kjo për aventurat e muajve të fundit. Më poshtë deklarata: 

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor