Slideri Kryesor
Vucic flet për "masa të reja" për rivendosjen e ligjit në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka paralajmëruar marrjen e masave të reja për atë që e qka quajtur rikthim të normalitetit në vend. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Apelit në Novi Sad që kaloi në arrest shtëpie tri aktivistë që sipas tij akuzohen për përpjekje të përmbysjes së rendit kushtetues, Vucic ka theksuar se ata gjyqtarë apo prokurorë që përkrahin banditizmin, dhunën dhe huliganizmit, nuk do të shërbejnë më.
Kremlini: Zelenskiy nuk ka mandat të firmosë marrëveshje me Rusinë
Rusia pretendon se një marrëveshjeje armëpushimi apo paqeje me Ukrainën i mungon legjitimiteti i Kievit zyrtar. Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon një diplomat të lartë në Ministrinë e Jashtme, drejtorin e Departamentit Ligjor, Maksim Musikhin, sipas të cilit mandati i delegacionit ukrainas ka rëndësi thelbësore.
"Unë nuk blej kurrë oriz". Kërkon ndjesë dhe jep dorëheqjen ministri japonez i Bujqësisë
Ministri japonez i Bujqësisë, Taku Eto ka dhënë dorëheqjen pasi deklaroi se ai nuk blinte oriz pasi e merrte falas. Eto i bërë deklaratat në një seminar partie duke lënë të kuptohet se mbështetësit i jepnin përherë oriz dhe atij nuk i duhej të blinte.
Ky koment solli reagime të shumta pasi në Japoni njerëzit po përballen me mungesa dhe çmime të rritura të orizit.
Bëra një koment jashtëzakonisht të papërshtatshëm në një kohë kur konsumatorët luftojnë me çmimet që rriten
Skandali me ujin "Perrier", Franca kërkon kuadër europian për ujin mineral
Çfarë quhet ujë mineral? Ose ujë I gazuar siç themi ne? Kjo pyetje ka lindur pas një skandali me prodhuesin e ujit “Perrier”, Nestle Water që depërtoi deri te zyra e presidentittë Francës, Emmanuel Macron.
Cilin po sqaron drejtori i Policisë së Shtetit?
Në një konferencë për shtyp lidhur me goditjen e një prej grupeve kriminale kryesore mes Shqipërisë dhe Italisë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Policia është përfshirë vetëm dje, kur është dashur të kryehet ekzekutimi i urdhrave, nuk ka mbajtur nën mbikëqyrje asnjë
Integriteti i Sirisë, i rikonfirmuar. Pas ShBA edhe BE heq sanksionet ekonomike
Pak ditë pas ShBA edhe Bashkimi Europian ka vendoaur heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Lajmin është komunikuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pas një takimi të Këshillit të Europës.
Ne duam të ndihmojmë popullin sirian të ndërtojë një Siri përfshirëse dhe paqësore
citohet ajo.
Yair Golan: Izraeli po vret fëmijët në Gaza si hobi
Kreu i demokratëve opozitarë në Izrael, Yair Golan, ka deklaruar së fundmi se Izraeli po vret foshnja për hobi.
Izraeli është duke u shndërruar në një shtet pariah, siç ishte dikur Afrika e Jugut nëse nuk do të rikthehemi në veprimin si një vend i shëndetshëm. Dhe një vend i shëndetshëm nuk lufton kundër civilëve, nuk i vret fëmijët si një hobi dhe nuk I jepet ngasjes së dëbimit të popullsisë
ka thënë ai në një intervistë të cituar gjerësisht.
Rizgjim i europianit në katrahurën e multikulturalizmit
Gjendja e rendit publik në Bruksel të Belgjikës cilësohet katastrofike. Bernard Quintin, një diplomat karriere dhe brukselian krenar, është vënë në krye të luftës kundër epidemisë së dhunës për shkak të drogës. Ai mban tani detyrën e ministrit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme dhe përballë tij qëndron kombinimi i të gjithë kundërshtive: mungesat buxhetore, mosbesimi i agjencive federale për të kontrolluar ccështjet e qytetit, paraliza politike rajonale dhe vetë politikanët që nuk kanë dëshirë të angazhohen në një punë të tillë.
100% vdekjet në intubim gjatë pandemisë së CoVid-19, nis hetimi për spitalin e Agrinjos në Greqi
Mediat në Greqi raportojnë se prokuoria e Agrinjos ka hapur një hetim dhe ka ngritur akuza ndaj dy mjekëve dhe pjesëtarëve të administratës të një spitali në Agrinjo për shkak se gjatë pandemisë së CoVid-19 në këtë spital vdiqën të 41 pacientët që iu nënshtruan intubimit.
Serbia drejt finalizimit të studimit për prodhimin e energjisë bërthamore
Qeveria serbe ka njoftuar se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të prezantojë një studim fizibiliteti mbi energjinë bërthamore në Serbi, studim i cili po realizohet nga firma franceze, “Egis”, që ka qenë e angazhuar më herët në rindërtimin e stacionit të trenit në Novi Sad, ku ndodhi aksidenti i famshëm me 15 viktima.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Energjisë, Dubravka Djedovic Handanovic, ndërkohë që mbi përzgjedhjen e kompanisë franceze ka patur reagime.