Slideri Kryesor

Zyrtari i NATO-s viziton Ballkanin Perëndimor

Postuar në 27 Maj, 2026 22:45

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO për Partneritetet, Kevin Hamilton, zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, duke qëndruar në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë gjatë muajit maj.

Ai zhvilloi takime me liderë politikë dhe zyrtarë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, ku u diskutua për bashkëpunimin me NATO-n, stabilitetin rajonal dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.

Lideri i vetmuar serb

Postuar në 27 Maj, 2026 20:55

 

Aleksander Vuçiç do të kujtohet si njeriu që vodhi të ardhmen e Serbisë!

Grupimi E6 povokon unitetin e Bashkimit Europian

Postuar në 27 Maj, 2026 18:18

Ministri qipriot i Financave, Makis Keravnos, ka paralajmëruar se vendimi i gjashtë anëtarëve të Bashkimit Europian për të krijuar një politikë fiinanciare për të rivalizuar Wall Street, mund të provokojë unitetin e bllokut. Sipas tij, krijimi i E6, ose grupi i gjashtë ekonomive më të mëdha, përfaqëson “një strukturë të shkëputur” e cila shkon ndesh perceptimit aktual se fragmentarizimi duhet të ndalet.

Gjykata malazeze hedh poshtë padinë e vëllait të Vuçiç që del në përgjimet e "Sky"

Postuar në 27 Maj, 2026 17:57

Një gjykatë në Podgoricë të Malit të Zi, ka hedhur poshtë pretendimin e vëllait të Presidentit të Serbisë, për dëmshpërblim 5000 euro ndaj gazetës “Vijesti”. Kjo e fundit publikoi një artikull ku përmendeshin biseda në aplikacionin “Sky” në të cilat një ish-oficer policie, Ljubo Miloviç dhe një rezident i Nikshiçit, Millosh Bozoviç, flasin edhe për vëllanë e Aleksandër Vuçiç, Andrej.

Mali i Zi/Bllokohen për 6 muaj transmetimet e televizionit serb "Informer"

Postuar në 25 Maj, 2026 20:38

Agjencia malazeze e Shërbimit të Mediave Audiovizive ka ndaluar për gjashtë muaj transmetimin e "TV Informer" në territorin e Malit të Zi. Këshilli i Agjencisë vëren se masa u mor në zbatim të ligjit për shkeljet e Konventës Europiane për Televizionet Ndërkufitare që kërkon nga këta të fundit të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat themelore të njeriut dhe që ndalon përmbajtjen që përhap urrejtjen, intolerancën dhe diskriminimin.

Protestë masive në Çeki për mbrojtjen e pavarësisë së medias publike

Postuar në 25 Maj, 2026 15:55

Mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar në mbështetje të televizionit publik, Czech Television dhe Czech Radio. Protesta vjen pas masave të kryeministrit Andrej Babish për të mbikëqyrur financimet për mediat në fjalë.

Duart larg nga Media! Kjo ishte deviza e një proteste të organizuar nga një platformë e quajtur Miliona Çaste për Demokracinë, e cila kundërshton ndryshimin e mënyrës së financimit të medias publike që sipas tyre kërcënon pavarësinë e saj.

Video/Sulmi më i madh rus mbi Kiev

Postuar në 25 Maj, 2026 00:08

Trump ndal në moment të fundit urdhrin ekzekutiv për Inteligjencën Artificiale

Postuar në 23 Maj, 2026 12:28

Presidenti amerikan ka pezulluar në momentin e fundit firmosjen e një urdhri ekzekutiv për inteligjencën artificiale, i cili ishte planifikuar të nënshkruhej të enjten, më 21 maj.

Sipas raportimit të  POLITICO, dokumenti synonte të adresonte shqetësimet në rritje se modelet e avancuara të inteligjencës artificiale, të zhvilluara nga kompani si  Anthropic, mund të përdoren për sulme kibernetike shkatërruese nëse bien në duar të gabuara.

Europa po largon kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Postuar në 22 Maj, 2026 20:12

515 miliardë euro kapitalizim dhe 44 mijë të punësuar, AMSL, është kompania kryesore europiane teknologjike që vepron në sektorin e çipeve. Por për drejtuesin e saj, Christophe Fouquet, Bashkimi Europian po gabon sa I takon Inteligjencës Artificiale. Treguesit tregtarë janë më të qartët: 99% e shitjeve të kompanisë vjen nga jashtë BE-së, ndërkohë që ky i fundit po mendon për rregullore që shihen si pengesa në një zhvillim që është radikal. Sipas tij, Akti për IA-në i BE-së, është një qasje e gabuar që sugjeron rregulla përpara sesa kompanitë të kenë gjeneruar produktet e veta.

Video/Projekti në Pishë-Poro fal 15 km bregdet. Pronarët anonimë

Postuar në 22 Maj, 2026 18:20

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor