Slideri Kryesor
Trump njofton goditjen e ishullit Kharg në Iran
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar goditjen e ishullit Kharg në Iran. Sipas një postimi në rrjetin “X”, Trump njofton se duke qenë se SHBA disponon armët më të sofistikuara në historinë e botës, ai ëshëtë kujdesur që të mos goditet infrastruktura e naftës në ishull. Në këtë kuadër, Trump ka kërcënuar se nëse Irani apo dikush tjetër ndërhyn në kalimin e lirë dhe të sigurtë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, ai do ta rikonsiederojë vendimin e tij.
Prokuroria e Milanos nis hetim për Amazon: Evazion fiskal në shifrën e 1.2 miliardë eurove
Prokurorët në Milano të Italisë kanë këruar hapjen e hetimeve dhe gjykimin e kompanisë Amazon, njësia europiane, nën akuzën e evazionit fiskal në shifrën e 1.2 miliardë eurove. Agjencia “Reuters” njoftoi se ky ëstë një zhvillim i paprecedentë për Italinë, teksa raportohet se kompania pranoi të paguante 527 milionë euro, përfshirë interesat në Agjencinë e të Ardhurave në muajin dhjetor 2025. Në raste të tjera lidhur me kompani ndërkombëtare, prokuroria ka mbyllur hetimet sapo është bërë pagesa e dakordësuar me Agjencinë në fjalë, kurse kësaj radhe siç raporton “
Balluku, çështje ndërkombëtare e Shqipërisë
Sot paradite, dy ambasada të dy vendeve kryesore europiane në Tiranë, ajo e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë, kanë dalë me deklarata të posaçme për imunitetin e deputetes së Belinda Balluku. E thënë thjesht, të dyja selitë diplomatike kanë kërkuar miratimin e autorizimit të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme për arrestimin e Ballukut, autorizim të cilin shumica socialiste e ka rrëzuar.
Mbas këtyre mesazheve, ka reaguar kryeministri Edi Rama sipas të cilit kërkesa e bërë nga dy selitë është në parim korrekte, por qëndrimi i shumicës socialiste dallon në një aspekt tjetër:
Lufta e Gjirit, von der Leyen i kërkohet marrëveshje për naftën dhe gazin rus
Në një debat në Parlamentin Europian, eurodeputeti italian Roberto Vannacci, një ish-ushtarak i lartë ka akuzuar kryetaren e Komisionit Ursual von der Leyen për apati dhe paaftësi për të mbrojtur interesat europiane. SIpas tij, ndërkohë që SHBA po zgjidh problemet e veta me çdo vend ku sheh interesa, BE-ja mbette peng i politikave të ngurta duke i mohuar vetes aksesin në burimet ruse të energjisë. Vannacci ka bërë thirrje për qasje pragmatiste duke konfirmuar tensionin e madh në Europë për paaftësinë për të tejkaluar fjalët dhe konstatimet.
Spanja tërheq ambasadorin në Izrael
Spanja ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj nga Izraeli. Lajmi referohet nga media të ndryshme bazuar në publikimin në Gazetën Zyrtare ku njoftohet se pozicioni i ambasadorit është përfunduar. Ministria e Jashtme spanjolle ka njoftuar mandej se misioni diplomatik do të drejtohet nga një i Ngarkuar me Punë pa një afat konkret.
Marrëdhëniet u acaruan sidomos me vendimin e Spanjës për të njohur Palestinën, por lufta aktuale me Iranin ka derdhur gotën në raportet mes dy vendeve.
SHBA drejt dislokimit të një aeroplanmbajtëseje të tretë ndaj Iranit. 3000 goditje deri më tani
Shkalla e dëmeve aktuale në konfliktin SHBA/Izrael-Iran mbetet ende e diskutueshme ndonëse në një aspekt pala iraniane ka pranuar përgjithësisht zyrtarisht goditjet që ka marrë. Së fundmi është ngritur shqetësimi përherë e më i madh se gjurmuesit amerikanë të raketave dhe dronëve po reduktohen me ritëm të madh duke paralajmëruar zbulimin e njësive të përfshira në konflikt nga sulmet iraniane.
Jepni statistika z. Sadushi para se të vendosni në mënyrë të njëanshme!
Gjykata e Lartë e Shqipërisë është investuar së fundmi për të rregulluar praktikën gjyqësore në dhënien e masë “arrest me burg”. Formalisht ndërhyrja do të normohet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ka tanimë një kërkesë të bërë nga Sokol Sadushi, teoriecieni i vetëshpallur i politikës penale në raport me të drejtat e njeriut në Republikën e Socialistëve të Shqipërisë.
Çfarë kërkon Gjykata e Lartë sot?
SHBA pranon se nuk ka objektiva strategjikë realë në Iran
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë zyrtarisht një objektiv të qartë dhe konkret ushtarak dhe politik në Iran.
Irani deklaron se sulmet në Qipro, Turqi dhe Azerbajxhan janë simuluar nga Izraeli
Pas incidenteve të fundit, MInistria e Jashtme e Iranit pretendon se incidentet me tri vendet në fjalë - Qipro, Azerbajxhan dhe Turqi - janë organizuar nga Izraeli për të tërhequr në luftë ndaj Iranit.
Raportime për vrasjen e vëllait të Netanyahut, Iddo
Në media të ndryshme rapotohet por pa konfirmim se është vrarë Iddo Netanyahu, vëllai i kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu. Sipas raportimeve është plagssur edhe ministri Itamar Ben-Gvir.
