Slideri Kryesor
Greqia dhe Egjipti nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
Greqia dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshje të partneritetit strategjik që synon të thellojë koordinimin politik dhe fuqizimin e stabilitetit në Mesdheun Lindor.
Rëndësia e marrëveshjes theksohet nga fakti se për firmosjen e saj në Athinë ka qenë i pranishëm Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi që ka cilësuar se Egjipti është i vendosur të vendosë partneritetin me Greqinë që bazohet mbi respektin reciprok.
Video/Piskiatria e fushatës. "Zoti solli Edi Ramën"
Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë. Tani, nëse kjo është Shqipëria të cilën z. Rama na thotë se media nuk e njeh, atëherë është e drejtë të themi se media nuk ka arritur të njohë një realitet psikiatrik.
Më dëgjoni mua: Votoni Edin!
Në datën 5 maj, gazeta “Dita”, publikonte një shkrim me autor Fatos Tarifën, nën titullin: Për të rinjtë që votojnë për herë të parë!
Socilogu në fjalë, që dikur ka qenë ambasador I Shqipërisë në SHBA, u drejtohet të rinjve 18-20 vjeçarë që do të votojnë më 11 maj. Dhe u drejtohet me një apel për të bërë kujdes nga Sali Berisha.
Një hebre pas panelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut
Në një intervistë për “Spiegel”, Theodor Meron, ish-ambasador i Izraelit, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në Jugosllavi, i mbijetuar i Holokaustit dhe një emër i njohur i jurisprudencës ndërkombëtare, flet për urdhër-arrestin ndaj kryeministrit Beniamin Netanyahu. A i bën thirrje që kancelari Friedrich Merz të mos e ftojë Netanyahun në Gjermani nëse nuk do ta arrestojë, pasi sundimi i ligjit aplikohet për të
Një shumicë që zgjedh drogën dhe korrupsionin si të ardhme për fëmijët e vet
Një nga drejtuesit e Partisë Socialiste, Blendi Gonxhja, shprehej në një intervistë se PS-ja më 11 maj synon 78 mandate dhe pse jo, 80 maksimalisht.
Dje në një intervistë, kryeministri Rama thoshte se "media nuk ka asnjë ndikim në shoqërinë shqiptare dhe se nuk e njeh realitetin".
I pabesueshëm edhe me standardet e tij
Në një diskutim në MCN Tv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka deklaruar ndër të tjera, se kontrata e Partisë Demokratike për lobim në SHBA, ka probleme me ligjin shqiptar dhe do të kthehet në bumerang.
Duke folur për këtë çështje, Rama ndër të tjera tha, se kontrata nuk e përjashton Sali Berishën nga përgjegjësia, pasi për analogji siç tha ai, nuk ka mundësi që PS-ja p.sh të firmosë një kontratë lobimi dhe të mos dijë gjë ai si kryetar apo Blendi Klosi si Sekretar i Përgjithshëm.
PS-ja harron se Shqipëria sukseset më të mëdha në integrimin euroatlantik i bëri me Sali Berishën*
Qeveria "Netanyahu" vendos Pushtimin e Rripit të Gazës. Akuza për tejkalim të misionit kushtetues të ushtrisë izraelite
Qeveria izraelite ka njoftuar se ka vendosur zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës duke përfshirë edhe termin “Pushtim”. Ky është sinjali i parë që zbulon se pas veprimeve të nisura pas 7 tetorit, TelAvivi ka ndërmend të likujdojë të ashtuquajturën “çështje palestineze” duke i dhënë fund në mënyrën më ekstreme: me spastrim përfundimtar. Lidhur me këtë vendim, ministri i Financave Bezalel Smotrich ka shtuar se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gazan dhe se izraelitët duhet të përqafojnë fjalën “pushtim”
Trump sheh edhe nga Erdogan për fundin e konfliktit në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur sytë nga Turqia për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetin social, “Truth”, Trump shkruan:
Duke punuar me presidentin Erdogan për t’i dhënë fund konfliktit qesharak por vdekjeprurës mes Rusisë dhe Ukrainës
Njoftimi erdhi pas një telefonate mes Trump dhe Erdogan ku është folur edhe për Sirinë dhe Gazan.
Edhe 6 ditë nga përralla
11 maji po afron dhe pyetja e të gjithë të njohurve nis e përsëritet më shpesh: si e sheh rezultatin?
Fati e do që kam pak të njohur dhe pyetjen e dëgjoj rrallë, pasi është e hamendësueshme që sa më shumë të njohur të kesh aq më shumë do e dëgjosh fjalëkryqin e analizës elektorale.
Fundja, ne tashmë nuk dimë të diskutojmë për ndonjë gjë tjetër në këtë vend: ose për politikë, ose për krimin, ose për pronat. Ka edhe diskutime sezonale si për pushimet.