Në protestë edhe me Qorin edhe me Goxhajn. Protesta është e ardhmja!

Protesta organizohet nga Arlind Qori! Jo, nga Altin Gochaj. Madje këta po zihen. Ja përpjekja e vemjeve në media. Kur në fakt në protestë po shkojnë të gjithë për arsyet e tyre. Por me bindjen e ngulitur se Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë e po vjedhin. Kaq. Ndaj le të jetê Qori dhe Goxhaj edhe kushdo tjetër. Rëndësi ka protesta kundër hajdutit numër 1.
s.zaimi

Comments
Lexoni komentin e Altin
Lexoni komentin e Altin Goxhajt ne Facebook-un e tij ndaj Arlind Qorit. Jane pikerisht keta tipa qe po i japin protestes nota komike; po e kthejne ne nje karnaval qesharak. Shihni videot sesi zihen se kush do ta kape mikrofonin dhe sa; degjoni sesi shahen me njeri-tjetrin. Nje nder arsyet kryesore se pse ra numri i protestuesve, eshte edhe kjo parulla e provokatoreve "Rama dhe Berisha ne burg, se jane nje". Eshte pikerisht kjo parulle-slogan, e nxitur skutherisht dhe e perdorur pameshirshmerisht nga propaganda e qeverise per te mbajtur pushtetin kaq gjate.
Altini ka tendence te jete ca
Altini ka tendence te jete ca ekstremist ndersa Arlindi dallohet si manipulator per te kapur kauza me qellim faktorizimin politik. E kane quajtur levizjen e tyre Bashke por neper videot qe shperndajne sheh vetem te njejtin grusht me anetare te levizjes se tij e masa tjeter e protestuesve sherben si per ti dhene krahe retorikes se tij politike. Ka edhe grupe radikale te vellazerise myslimane qe po i fryjne zjarrit te pushtimit cifut. jane po te njejtet qe tentuan te kapnin PD kur kryetar ishte Luli. Sidoqofte ne nje moment te tille cdo nxitje per proteste duhet pershendetur sepse Rama sado qe mund te shitet trim ne monologjet e tij i trembet protestave qe nuk mund te kontrolloje pavaresisht pushtetit te madh qe ka.
Jo or mik, jo. Eshte shume e
Jo or mik, jo. Eshte shume e dyshimte kjo proteste. Pe nje kauze te gabuar dhe ne kohe te gabuar. Krimi me i madh i Rames eshte krimi elektoral, dmth grabitja e votes. Te gjitha krimet dhe zullumet e tjera te tij, perfshi edhe kete nese e marrin te vertete, jane pasoje e Krimit te madh elektoral. Por kur opozitaret dilnin ne proteste per voten e vjedhur, kjo fare qytetaresh rrinin e zderhalleshin kafeneve te Tiranes. Kjo eshte e spinuar, pervec tipave te cuditshem qe shohim aty, ka edhe shume patronazhiste. Kurse ajo pjesa e te rinjve qe po thuhet se jane te sinqerte ne proteste, ne fakt jane injorante qe nuk marrin vesh asgje nga politika, po i ka kapur ajo vala e spektaklit; shume shpejt do ta kuptojne se jane keqperdorur nga spin-doctoret e protestave. I vetmi qendrim i drejte ketu eshte ai i Sali Berishes, i shprehur shkurt dhe qarte: te zbatohet ligji, te respektohet prona, te respektohet investimi; kurse Kryeqenefi t'i dale per zot marreveshjeve dhe kontratave qe ka bere e te mos dridhet dhe perdridhet si kucke.
Add new comment