Slideri Kryesor
Ambasadori i SHBA: Do ishte mirë nëse Izraeli do merrte Lindjen e Mesme
Në një intervistë për gazetarin Tucker Carlson, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee ka deklaruar se Izraeli ka të drejtën mbi Lindjen e Mesme, nisur nga ato çfarë shkruhet në Bibël.
Sipas tij, nëse Izraeli ia del ta marrë të gjithë territorin në fjalë, do të ishte shumë mirë.
Rikthimi i Tony Blair/ Dokumentari që rihap debatet mbi pushtetin, Irakun dhe trashëgiminë politike
Dokumentari me tre pjesë The Tony Blair Story, i transmetuar nga Channel 4, ka rikthyer në qendër të debatit publik figurën e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Seriali është një analizë e detajuar e periudhës së tij në pushtet, duke përfshirë suksese si procesi i paqes në Irlandën e Veriut, por edhe vendime të diskutueshme, veçanërisht përfshirjen e Britanisë në luftën në Irak.
Protesta ndër vite, pse raporton ndryshe media e huaj?
Mediat e shumta ndërkombëtare po mbulojnë protestën aktuale të opozitës, duke përcjellë plane, pamje dhe duke vënë në dukje një krizë politike. Është ndër ato prezantime që ndikojnë në vendimmarrjen e institucioneve europiane në raport me Shqipërinë. Paraqitja e protestës është në disproporcion me karakterin e saj, forcën reale dhe në raport me integritetin dhe besueshmërinë e opozitës që e organizon, çka na jep të kuptojmë se ka një agjendë politike ndaj qeverisë aktuale në Tiranë. E cila nuk është në ditët e veta më të mira.
Fico paralajmëron Ukrainën për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike
Sllovakia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike të Ukrainës duke nisur që nga 23 shkurti, nëse Kievi zyrtar nuk përmbush detyrimin për tranzitin e naftës përmes sistemit Druzhba. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri sllovak, Robert Fico që ka nënkuptuar se vendimi shkon ndesh politikave të BE-së.
Vendet anëtare i kërkojnë Komisionit Evropian të heqë dorë nga rekrutimi i 2 500 nëpunësve civilë
Nëntë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të braktisë planet për të rekrutuar rreth 2 500 nëpunës civilë shtesë, duke argumentuar se Brukseli duhet të tregojë të njëjtën disiplinë buxhetore që pret nga shtetet anëtare.
Tetë muaj burg deputetit se talli presidentin e vendit
Një gjykatë në Tunizi ka dënuar me tetë muaj burg deputetin Ahmed Saidani për arsye se ai ka tallur në rrjetet sociale presi
Video/Gaza duhej rrafshuar siç rrafshuam ne Berlinin dhe Tokion gjatë Luftës II Botërore
Në një intervistë për Sky News, senatori republikan Lindsay Graham ka deklaruar se ai, por edhe republikanët janë dakord me veprimet e Izraelit në Gaza duke rrafshuar çdo gjë në rajon. Pa kursyer fëmijë dhe gra. Sipas tij, kemi të bëjmë me një kërcënim ekzistencial për Izraelin që dikton veprim nga SHBA si në Berlin dhe Tokio gjatë Luftës II Botërore. Deklarimet e tij vijnë ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump inauguroi Bordin e Paqes, në kuadër të të cilit ka akorduar 10 miliardë $ për rindërtimin e Gazës.
Alibia e UÇK-së në Bordin e Donald Trump
Ka një tendencë të organizuar mesa duket, por edhe të ngritur mbi instinktin e gazetarisë acide pranë qeverisë që të evidentojnë një Enveriadë të dytë për të nacionalizmin deklarativ shqiptar. Shumëkush e di që përballja e Enver Hoxhës në Moskë me Hrushovin, pati në Shqipëri folklorizimin e vet ekstrem, sa arriti deri në prodhimin e një romani të posaçëm nga Ismail Kadare. Përballja e Hoxhës shërbeu si stacioni i rehabilitimit të tij përfundimtar nga e gjitha romanca e shëmtuar për sentimentin nacionalist shqiptar me botën sllave.
Ligji i ri i talebanëve: Dhuna ndaj gruas dënohet vetëm nëse i thyen kockat
Në Afganistan, talebanët kanë miratuar një ligj që u lejon burrave të rrahin gratë e tyre për sa kohë që kjo nuk shkakton "thyerje kockash ose plagë të hapura".
Ish-kryeministri izraelit: Turqia është Irani i ri
Ish-kryeministri Naftali Bennett përdori skenën e Konferencës së Presidentëve të Organizatave të Mëdha Hebraike Amerikane për të dhënë një paralajmërim të hapur strategjik: "Turqia është Irani i ri".
Bennett tha se ndërsa Izraeli ka përvetësuar mësimet e masakrës së 7 tetorit dhe luftës pasuese në Gaza, një kërcënim i ri rajonal po merr formë - këtë herë nga Ankaraja.
