Vini ndonjë tabelë punimesh në Nartë se ju kontrolloni botën!

Postuar në 16 Maj, 2026 19:37

Shkruan në Facebook aktivisti Ervin Goci:

Në Nartë gjetëm 600 hektarë të rrethuara, po për be as edhe një roje..kishin ik si lepuj.

Kaq e ligjshme është e gjithë gjëja, sa nuk del njeri, a firmë, a logo, a ku di unë që të dalë e të nxjerrë një copë letër. Procedura është e thjeshtë, lëshojmë hordhitë si fazë e parë që të shqyejnë terrenin, të presin çfarë duhet prerë, gjoja me leje paraprake, e pastaj dalin kriminelat me kollare që të hedhin firmat.

Në këtë fazë është e qartë: asnjë nuk e do koston penale të shkatërrimit.

Ne si përkonjës të kësaj toke gjendemi në gjendjen e egër kolonialiste, ku nuk po përvetësohet thjesht natyra, por po na hiqet dhe pashaporta e përkatësisë si shqiptarë.

Pa një reagim të fuqishëm kolektiv, do të bëhemi realisht tokë e askujt..siç edhe na kanë mësuar..si tip popull turistik, tip "Maldivet e Europës"

Tani, ajo që të çudit është sesi ka mundësi që pushteti që I ka kapur të gjitha siç thonë, me prokurori, media, gjykatë, nuk do të vendosë një letër për një operacion që po ndodh në mes të ditës në një zonë të mbrojtur.

Nuk flet askush në parlament, as në media sociale. Nga këta deputetët që janë “rebelë”. Po nuk del as ky babaxhani I biznesit, Shefqet Kastrati, që raportohet se ka njerëzit aty, të vendosë një tabelë për punimet. Po njeriu për një emër rron, si mundet të rrethohen 600 ha në mënyrë anonime?

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Njejte si ne rastin e Baks-Rjollit. Protestojne kunder biznesmeneve. Protestoni para Kryeministrise, o njerez, ose ne Surrel tek shtepia futuriste e Edi Rames. Nuk po zapton toke asnje biznesmen. Gjithcka behet sipas ligjit; dhe kur ligji behet pengese, kujdeset Kryeministri qe ta latoje pak! Nuk eshte as Ulaj ne Rrjoll as Kastrati ne Narte. Eshte Edi Rama ne te dyjat. Ky eshte bosi i boseve; ky vendos se kush merr, sa merr e ku e merr. Kam pare nje emision ne RTSH, nga keto "cokat" qe behen per biznesmene te ndryshem. Emision per Kastratin. Ky zoteria kur paska bere milionin e pare, sipas nje tradite qesharake te fillimviteve nentedhjete, e paskesh festuar me familje e farefis shoke e miq. Pertej anes qesharake, me vajti ne mendje ajo thenia: mos me pyet per milionin e pare! Kurse ky e feston! E feston sepse e ka bere duke punuar si hamall bashke me vellezerit dhe familjen, me ato skodat a ifat e dikurshme , dite e nate papushim; dmth si shofere qe transportonin mallra cfaredo e kudo. Keshtu e ka bere milionin e pare. Njerez qe punojne keshtu, e kane shume te lehte pas kesaj te bejne milionin e dyte e trete e keshtu me radhe. Prandaj, me duket e tepert te perflitet; aq me teper kur e krahason me shume e shume biznesmene te tjere te famshem, qe jane te zhytur koke e kembe ne aktivitete kriminale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.