Slideri Kryesor
Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, LVV merr 42.3%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3% të votave që konvertohet në 48 vende në Kuvendin e Kosovës.
Neni 5 i NATO nuk ekziston më as si garanci verbale. Nuk ka një rrezik rus për Gjermaninë
Në një intervistë të para disa ditëve për revistën gjermane “Spiegel”, politologu amerikan Johna Mearsheimer ka folur për problemet e mëdha që janë krijuar së fundmi në marrëdhëniet transatlanitke duke vënë gishtin mbi plagë. I pyetur mbi zbatimin e nenit 5 të NATO-s që hamendësohet se vepron në mbrojtje reciproke të të gjithë anëtarëve të aleancës, Mearsheimer, bën me dije se neni në fjalë nuk parashikon një gjë të tillë.
Takim tripalësh në Pekin/Kina dhe Rusia kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
Kina ka organizuar në Pekin një takim tripalësh me Rusinë dhe Iranin përmes të cilit shpresohet të arrihet marrëveshja për rinisjen e programit bërthamor iranian. Takimi është zhvilluar në nivel zv.ministrash dhe gjatë tij janë shkëmbyer mendime mbi çështjen bërthamore iraniane dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët.
Trupat ukrainase në Kursk drejt asgjësimit. Putin: Rusia do vendosë për paqen
Ne e mbështesim, por ka ende nuanca
Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas një takimi me homoogun bjellorus Lukashenko, lidhur me bisedimet për armëpushim me Ukrainën, ndërmjetësuar nga SHBA.
Dhjami, ose "Gjama e Arbrit"
Lezha përkujtoi në një mënyrë të veçantë 557-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Autoritetet lokale dhe përfaqësues të klerit katolik inskenuan pranë memorialit të Gjergj Kastriotit, 'Gjamën e Burrave
Video/Kujtim Gjuzi: Edi Rama më ka kërcënuar me jetë
Kujtim Gjuzi ka deklaruar sot në MCN Informacion se Edi Rama e ka kërcënuar me jetë. Në vitet '2000. Video:
Publikoni përgjimet se aty është Veliaj i vërtetë!
Sot i pandehuri Erion Veliaj, ka reaguar ndaj vendimit të Apelit duke shmangur emrat. Ndër të tjera ai thotë:
Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë...Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!
Raportime për mosbindje në radhët e policisë serbe
Mediat opozitare në Serbi raportojnë se për protestën e 15 marsit në Beograd ka nisur të ketë rezistencë edhe në radhët e policisë. N1 citon një kolonel të policisë, sipas të cilit nuk do të urdhërojë dhunë ndaj protestuesve nisur edhe nga fakti se dy fëmijët e tij studentë kanë marrë pjesë në të gjitha protestat.
Në prag skandali Huawei - PE. Në hetim 15 europarlamentarë
Policia belge ka mësyrë sot në mëngjes në rreth 21 rezidenca në vend në kuadër të një hetimi që raportohet se prek edhe Parlamentin Europian. Në qendër të skandalit të supozuar është kompania kineze “Huawei” dhe akuzat përfshijnë korrupsion, falsifikim, pastrim parash në Parlamentin Europian në përfitim të kompanisë kineze. Janë kontrolluar 21 rezidenca në Bruksel, Flandër, Valoni dhe në Portugali.
Fisnikërisë i konfiskohet prona 10 000 m2 në breg
Në kuadër të çështjes së hetimit të Jorgo Goros në Himarë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur edhe konfiskimin e 10 000 m2 tokë që ishte përfituar nga ish-deputeti Artan Gaçi si investitor strategjik.
Çështja e pronës në fjalë u bë mollë sherri edhe për imunitetin e ish-ministres Olta Xhaçka, e cila është bashkëshortja e Gaçit. Opozita kërkoi heqjen e imunitetit të Xhaçkës për konflikt interesi po çështja nuk mori zgjidhje as në Kushtetuese që nuk mbajti një qëndrim të qartë për çështjen.