Slideri Kryesor
Burg!
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 2 vjet e 20 ditë burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
Burg!
Gjykapa e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën “arrest me burg” për Erion Veliajn. Ky i fundit ankimoi vedimin e 10 shkurtit duke pretenduar se nuk paraqet rrezik për prishje provash.
Apeli lehtësoi masën për Elman Abule, duke i lënë masën “arrest shtëpie”, ndërkohë që për biznesmenët Shkëlqim Fusha. Gentian Sula dhe Meriman Palushi i la masa detyrim paraqitje.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gykatën e Lartë.
PE: Politika e Trump, kërcënim ekzistencial për BE-në
Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë përmes së cilës akuzon SHBA se kanë shantazhuar Ukrainën të pranojë armëpushimin e negociuar në Arabi.
Me 440 vota pro, nga të gjitha krahët e spektrit politik, ligjvënësit europianë vënë në dukje se me politikën e vet, SHBA ka shpërblyer Rusinë për pushtimin 3-vjeçar të Ukrainës, duke krijuar rrethanat objektive që tashmë BE-ja të cilësohet si aleati më i mirë i Ukrainës.
Greqia do të shpenzojë 25 miliardë euro për armatime deri më 2036-n
Greqia njofton se do të shpenzojë 25 miliardë euro për blerje armatimesh deri në vitin 2036. Blerjet përfshijnë nëndetëse të reja, satelitë, avionë, dronë. Gjithçka në kuadër të një plani 12 vjeçar që do të prezantohet në Parlament së shpejti.
Plani parashikon zhvillimin e një mburojë ajrore, pagesën për 20 avionë F-35, përmirësimin e avionëve F-16 në variantin “Viper” dhe të fregatave gjermane MEKO 200.
Mijëra në marshim drejt Beogradit për protestën e 15 marsit
Protesta kundër qeverisë dhe presidentit Aleksander Vuciç në Serbi ka marrë përmasa të paprecedenta. Të paktën për nga organizimi. Sot raportohet se me mijëra njerëz, studentë, gjimnazistë, mësues dhe njerëz të zakonshëm janë nisur nga disa qytete të vendit drejt Beogradit ku do të zhvillohet një protestë më 15 mars.
Apeli i Posaçëm shtyn për nesër në mesditë vendimin për masën e sigurisë për Erion Veliajn
Vendimi për masën e sigurisë së Erion Veliajt, është shtyrë për nesër në orën 12:00 nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Raportohet se prokurorët kanë paraqitur prova të reja, ndërkohë që pala mbrojtëse ka kërkuar lehtësim të masës, nën argumentimin se personi në fjalë as paraqet rrezikshmëri dhe as mund të prishë provat.
Seanca ka qenë e gjatë dhe në të janë shqyrtuar edhe akuzat për disa biznesmenë që janë pjesë e dosjes.
Një i pandehur dhe "fjala vjen" ca "gazetarë"
Është një gazetar në Shqipëri që vite më parë hapej lart e poshtë duke u mburrur se "ai me ambasadën amerikane po bënin reformën në drejtësi". Nuk ka rëndësi kush.
Ka shumë gazetarë që premtonin se SPAK ishte shpata që do fuste Berishën në burg.
Ide për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për mbrojtjen e ish-Atdheut!
Ka disa prononcime të një deputeti të Partisë Socialiste, Denis Deliu, sipas të cilit në vend duhet rikthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak.
Unë jam pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak pasi brezit të ri i bën mirë. Ndërkohë që rrit kapacitetet për FA dhe për shtetin shqiptar për të siguruara mbrojtjen. Por duhet para pasi ka edhe kosto
Mesia i Fundit - Jeta si abort kozmik
NjerZiu ky! Idiot Jashtë, Idiot Brenda!
Ka llapur edhe sot shtetadi Erion Veliaj. I është bërë padrejtësi e madhe. Ky i pafajshëm komplet, naiv dhe teleshmën që si drejtorë e vet ka bërë ca gabime.
Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi.
Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës.