Slideri Kryesor
Kremlini: Bisedimet SHBA-Rusi, nuk mjaftojnë për paqen në Ukrainë
Incidenti i rëndë mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë duket se ka dhënë efektin e vet negativ. Në dritën e një samiti europian për Ukrainën, prej nga ku doli një vendim për mbështetje të ushtrisë ukrainase, Kremlini po vlerëson se përpjekja e SHBA për paqen apo armpëushimin nuk mjafton.
Regjimi i Kievit dhe Zelenskiy nuk duan paqe. Ata duan që lufta të vazhdojë. Ndaj në këtë situatë, sigurisht që përpjekjet e SHBA dhe gatishmëria e Moskës qartazi nuk mjaftojnë
Fluska e ndërtimit, kryeministri shpreson tek infuzioni i parave të emigrantëve
Në Athinë po zhvillohet një panair ku marrin pjesë kompani ng Shqipëria. Në aktivitet ka qenë edhe kryeministri në detyrë me disa ministre. Zoti Rama ka bërë thirrje që emigrantët të kthehen, pasi në Shqipëri pagat janë më të larta se në Greqi por edhe taksat më të ulëta.
Motoja e aktivitetit ilustron sesa të vështirë e ka subjekti i z. Rama të shkëputet nga mashtrimi: Puno dhe jeto aty ku ke zemrën!
Kjo moto demagogjike të kujton atë tjetrën, të Fatos Nano: Kush ka zemrën majtas voton për PS-në!
Askush nuk e di si mund të zgjidhet kriza në Serbi
Raporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picuila ka deklaruar se politika e BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor është e gabuar.
BE-ja ka qenë shumë bujare dhe dorëlëshuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor sidomos Serbisë, duke alokuar aty fonde shumë të mëdha, por kemi marrë në këmbim shumë pak në forcimin e institucioneve demokratike
citohet ai.
SHBA mbetet në Greqi, refuzohet propozimi turk për largim nga porti i Alexandroupolit
Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se administrata amerikane e Donald Trump ka ndërmend të investojë në portin e Alxandroupolit në verilindje të vendit, një zhvillim ky që rrëzon deklarimet e deritanishme se amerikanët do të tërhiqen nga Europa.
Sipas gazetës në fjalë, diskutimet për investimet në këtë port, kanë nisur që në vjeshtën e kaluar kur president ishte Joe Biden dhe me këtë synohet të përforcohet prania e SHBA në rajon.
Foto/Etlida me "shigjetë të kuqe" drejt bashkëatdhetarëve në Ancona
Punë jo gjumë! Edhe në tren shërbimi fotografik partiak nuk ndalet. Punë dhe vetëm punë për mëmëdhenë!
Shikoni si dhe me çfarë qesh, për ta kuptuar se çfarë gjësendi është!
Gazeta "Tema" i ka bërë sot temenanë e radhës kryeministrit në detyrë Edi Rama, duke zbardhur një "bisedë" mes tij dhe një shqiptari në Athinë, në Panairin e Punës. Biseda lexohet këtu: https://www.gazetatema.net/politika/rama-viziton-panairin-e-punes-ne-ath...
BE-ja nuk e mbron dot Ukrainën. Kufinjtë do ndryshojnë dhe Ukrainën e pretendojnë disa shtete
Në një intervistë për agjencinë “Tass”, Karin Kneissl, ish-ministre e Jashtme e Austrisë, aktulaisht drejtuese e qendrës “G.O.R.K.I” shprehet se interesi për ndarjen e Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë dhe rajonet që ajo ka marrë. Sipas saj janë disa vende në Europë që e shohin me interes dhe si të tyret pjesë të Ukrainës.
Video/Zelenskiy mbërrin në Londër një ditë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë
Trump/izmi, cunami digjital që ka përmbysur hierarkitë
A do triumfojë Partia e Kriminelëve më 11 maj?!
Në një dalje publike sot kryeministri në detyrë Edi Rama ndër të tjera tha:
Prandaj nuk duhet thjesht një fitore e PS, por një triumf e PS. Një fuqi e investuar me votën e shqiptarëve që në 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë me logon që do të zgjedhin, por të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet t’i mbyllin brenda 2027
Është gjuha e njohur e dikujt që ka dy dekada që gënjen dhe dështon të ardhmen e vendit.