Lufta në Iran po krijon reçesion global të vetë-provokuar

Postuar në 27 Mars, 2026 14:53

Presidenti finlandez, Alexander Stubb, një lloj i ri politikani që asociohet për nga mënyra si shprehet me kryeministrin kanadez, Carney, shprehehet në një intervistë për “Politicohttps://www.politico.eu/article/iran-war-global-recession-finland-president-alexander-stubb/” se lufta në Iran, rrezikon ta çojë botën në një reçesion të vetë provokuar.

Mendoj se jemi në një situatë të një reçesioni të vetëprovokuar që dëshmon se çfarë ndodh kur vepron jashtë kuadrit ndërkombëtar të rregullave dhe normave

është shprehur ai.

Ai ka pranuar distancën me administratën amerikane të Donald Trump kur ka thënë se “diplomacia rrallë është transaksionale”, epitet që përdoret shpesh për të karakterizuar politikat e Trump.

Stubb nuk pranon ta quajë gjendjen e tanishme si Lufta III Botërore, pasi kjo është pak e vështirë të pranohet në suazën e marrëdhënieve ndërkombëtare aktuale. Kemi të bëjmë me një luftë rajonale, diçka më e gjerë se lufta lokale me të cilën jemi mësuar që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë.

Sa i takon angazhimit të BE-së në Iran, presidenti finlandez shprehet se unioni mund të ketë një rol në misione paqeruajtëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.