Slideri Kryesor

Më në fund vë trurin në punë. Konflikti me Dadon adresohet tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Postuar në 28 Shkurt, 2025 19:03

Erion Veliaj, i burgosur për tri akuza të rënda, ka hedhur më në fund një hap logjik në menaxhimin e çështjes së vet penale. Sot njoftohet se Veliaj ka kërkuar nga narkoleptiku Artur Metani – Inspektor i Lartë i Drejtësisë, që të nisë procedim disiplinor ndaj prokurorit Olsi Dado, për pretendimet të caktuara që ai si subjekt I hetimit në dosjen e Dados ka.

T'i gjesh telat Donaldit

Postuar në 28 Shkurt, 2025 18:48

Në një vizitë të kryeministrit  brianik Keir Starmer në SHBA, mund të shihet një shembull i rrallë sesi politika perëndimore po përpunon maniera të posaçme për të mos cenuar humorin e Presidenti të ri të Amerikës, Donald Trump. I perceptuar gjerësisht si një njeri që preferon të lavdërohet, të flasë për gjëra që bëhen për herë të parë, të paprecedenta, të reja, historike, Donald Trump ka imponuar kështu një protokoll të personalizuar që i ka kthyer kryeministrat në diplomatë dhe gati në sekretar oborri. 

Rusia riafirmon rolin e vet në Ballkan përmes Serbisë

Postuar në 28 Shkurt, 2025 15:17

Serbia e Aleksander Vuçiç ka hedhur një hap të ri diversifikues sa i takon politikës së jashtme. Zv.kryeministri Aleksander Vulin ka vizituar Moskën ku është takuar me ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.

Në takim raportohet se është folur për “një rregullim të çështjes së Kosovës dhe situatës në Bosnje-Hercegovinë”.

Raportet e reja me Rusinë i ka konfirmuar së fundmi edhe ministri i Jashtëm Marko Djuriç, çka thekson se Rusia është një realitet i rikonfirmuar në çështjet ballkanike përmes Serbisë.

Berisha spekullon se Egjëll Agaçi është zhdukur

Postuar në 28 Shkurt, 2025 14:12

Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.

Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, ç’të shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë.

Ekipi "Musk": Reformë sorosiane në gjyqësorin shqiptar. Sali Berisha, viktimë

Postuar në 26 Shkurt, 2025 21:47

Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, DOGE, i drejtuar nga Elon Musk, zhvilloi sot një seancë dëgjimore lidhur me mënyrën si janë përdorur paratë e USAID-it në vende të ndryshme të botës.

Gjatë seancës dëgjimore përmendet edhe Shqipëria, lidhur me financimet në gjyqësor dhe hetimin penal për liderin e opozitës Berisha, si një formë “për t’i mbyllur gojën”. 

Burg për mandarinat me pesticide?! Po kush do punojë këtu?! Drejtori i AKU-së duhet thirrur në seancë dëgjimore

Postuar në 26 Shkurt, 2025 14:53

Sot u raportua për një lajm që në media quhet skandal. Cili është skandali? Skandali është se 10 tonët me mandarina që disa muaj më parë i ktheu Kroacia se rezultonin me ngarkesë më të lartë pesticidesh, janë hedhur në tregun shqiptar. Dhe se Autoriteti Kombëtar I Ushqimit gënjente. Që gënjenjte e raportojnë mediat pranë qeverisë.

Po ky! "Më ka shkruar avokati i Thoma Gëllçit"!!! Pse nuk i shkroi Thomai vetë, ose Lutfi Dervishi?!

Postuar në 26 Shkurt, 2025 14:32

Kryeministri njoftonte sot se i ka shkruar avokati i Thoma Gëllçit: 

Nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë, kur pavarësia kthehet në carta bianca për të shkelur të drejtat e njeriut. Më ka shkuar publikisht një tjetër person, avokati i Thoma Gëllçit. Gjykata e Strasburgut tha se arrestimi i Thima Gëllçit ishte i pavlefshëm

citohet z. Rama. 

Në vdekje klinike, tani është vetëm çështje kohe

Postuar në 26 Shkurt, 2025 10:03

 

Të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi në këtë rast nuk lidhet me faktet apo fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një Universitet që është në një kthesë historike dhe që e ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me të një ndër universitetet me të vjetra të botës.

Të bërtasësh "e vetmja rrugë" edhe pas 12 vjet plaçkitjeje!

Postuar në 25 Shkurt, 2025 19:48

Gjatë punimeve të Asamblesë së disa njësive bashkiake në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi ndër të tjera se:

Çështja "Gëllçi" ofron premisë juridike më shumë për çështjen "Meta" sesa "Veliaj"

Postuar në 25 Shkurt, 2025 17:28

Ka një paradoks të madh që po zhvillohet me çështjen “Veliaj”. Teksa bëhet zhurmë e madhe se Strasburgu me çështjen “Gëllçi” legjitimon shkeljen e bërë me arrestimin e Erion Veliajt, në të vërtetë rrezikohet të bëhet një autogol.

Strasburgu na thotë se autoritetet patën të drejtë kur dhanë masë sigur arrest me burg për Gëllçin, por nuk kishin të drejtë ta mbanin atë përtej një afati pa provua pretendimet e tyre. Pra z. Gëllçi është viktimë e një shkeljeje ligjore që ka sjellë kufizimin e lirisë së tij, por jo për masën e arrestit si të tillë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor