Dokumentari më i plotë për 1997-n

Postuar në 25 Mars, 2026 16:49

Në një kanal në Youtube – ITN Archive – është publikuar një përmbledhje dokumentare e ngjarjeve të vitit 1997 në Shqipëri. Është ndoshta materiali televiziv më i plotë i publikuar deri më tani që ndërtohet mbi kronikat e përditshme të shkurt-marsit 1997.

Rënia e shtetit e filmuar me pamje të dorës së parë, baza ushtarake që braktisen, tanke në tunele që janë pa roje, armatosja masive e popullsisë dhe individë që flasin në mes të një kaosi pa kuptim.

Për ata që nuk i kanë dëshmuar ato ngjarje është e udhës që ky dokumentar të shihet e rishihet, qoftë edhe për të parë thellësinë e varfërisë sonë, katastrofën kulturore që na karakterizon dhe çorientimin patologjik që na shoqëron historikisht.

Fishekët që shpojnë qiellin, dalë nga armët e një ushtrie inekzistente në duart e një populli ka kokë. Mandej edhe opozitarët, apo shpëtimtarët. Disa njihen qartë, por sot nuk dallohen më. Sepse fasada jonë ka ndryshuar shumë. Por Shqipëria që shihet në atë dokumentar është po aty. Asokohe në anarki, tani nën diktaturën e kriminalizimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.