Tregtia e skllevërve, krimi më i madh kundër njerëzimit. Shqipëria abstenon
Ne propozim të Ganës, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka miratuar një rezolutë që e cilëson tregtinë e sklleëvërve si krimin më të rëndë kundër njerëzimit. 123 vende dhanë votën pro, tre vende ishin kundër dhe 52 abstenuan. Mes vendeve që ishin kundër spikat Izraeli dhe Argjentina që kanë bashkuar votën me SHBA. Vendet që kanë abstenuar kryesisht kanë qenë vende europiane dhe aty figuron edhe Shqipëria. Propozuesit e rezolutës kërkojnë edhe kompensim nisur nga fakti se tregtia transatlantike e skllevërve afrikanë qarkulloi si mall për shitje 12.5 milionë afrikanë mes shekujve ‘15-19.
Adoptimi i kësaj rezolute shërben si garanci kundër harresës. Le të regjistrohet kur historia ta kërkojë që ne bëmë atë që ishte e drejtë për kujtesën për miliona që vuajtën
është shprehur ministri i Jashtëm ganez, Samuel Ablakëa.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për veprime edhe më të guximshme për të përballur padrejtësitë historike, ndërkohë që nga vendet europiane vetëm Hollanda ka kërkuar falje publike.

Add new comment