Kriza e Hormuzit dikton linja të reja logjisitike të energjisë në mbarë botën

Postuar në 25 Mars, 2026 14:02

25 ditë luftë kanë mjaftuar që shtetet të rishikojnë sigurinë e tyre të furnizimit me energji. Ministri rus i Energjetikës, Sergey Tsivilyov ka deklaruar se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka diktuar rishikimin e linjave të furnizimit dhe eksportit duke përcaktuar kështu ndryshime në politikat energjetike. Sipas tij, e gjithë bota duhet të rikonsiderojë zinxhirin logjisitik të energjisë dhe të vlerësojë ndryshe rrezikun.

Mendoj se kjo po studiohet thellësisht tani nga kushdo. Mund të them vetëm se kjo është një sfidë, në të vërtetë sfidë e madhe për mbarë ekonominë botërore dhe ne do të duhet të ndërtojmë një zinxhir të ri logjistik

ka thënë ai.

Lidhur me këto zhvillime duhet thënë se Rusia përfaqëson një alternativë furnizimi shumë të qëndrueshme dhe mbi këtë premisë duhet vlerësuar edhe sulmi i fundit në portin më të madh rus të naftës në detin Balltik.

Ndërkohë një tjetër dritare krize është hapur mes Hungarisë dhe Ukrainës, për shkak se qeveria e Orban ka ndërprerë furnizimin me gaz nisur nga sulmet ukrainase në gazsjellësin TurkStream që kalon në territorin rus dhe furnizon Hungarinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.