BE lehtëson legjislacionin për "modelin Shëngjini" për emigrantët

Postuar në 26 Mars, 2026 14:16

Europarlamentarët kanë vendosur së fundmi që legjislacioni për ngritjen e qendrave të grumbullimit të emigrantëve që synojnë Europën, jashtë kufijve të unionit, të lehtësohet. Me 389 vota pro dhe 206 kundër, 32 abstenime, PE miratoi amendimet e mbështetura nga parti të krahut të djathtë. Sipas legjislacionit të ri, çdo vend anëtar mund negociojë në mënyrë të njëanshme apo në grupe të vogla për të deportuar emigrantë në objekte të ndërtuara jashtë bllokut.

Në momentin që flasim vende si Greqia, Hollanda, Gjermania, Austria dhe Danimarka kanë hyrë në negociime me qeveri në Afrikë për të krijuar vendstacionime të tilla për emigrant që u mohohet azili. Modeli të kujton atë të aplikuar mes Italisë dhe Shqipërisë, ndonëse ai dështoi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.