Lufta po ndryshon, Izraeli pëson humbjen më të madhe në 40 vjet nga Hezbollah

Postuar në 27 Mars, 2026 17:47

26 marsi 2026 është dita kur Izraeli, cilësuar si superfuqi ushtarake e operacioneve të mbrojtjes aktive, pësoi goditjen më të rëndë nga një drejtim i papritur: 21 tanke Merkavas, njësia krysore usharake e tij, u shkatërruan. Pamjet u publikuan nga grupi shiit libanez, Hezbollah, që realizoi goditje përmes taktikave të pritave në Libanin jugor që gërsheton sulme me dronë dhe këmbësori.

Sipas mediave të specializuara në fushën e informacionit, sulmi dëshmon përmirësimin e grupimit në fjalë, adoptim të taktikave të reja që u verifikuan në hapjen e luftës në Ukrainë dhe mandej, handikapin serioz që përfaqëson ushtria konvencionale në raport me metodat e reja të luftimit. Në të njëjtat plane duken dronë iranianë vëzhgimi të drejtuar nga fibra optike që nuk mund të çorientohen, të cilët godasin helikopterë amerikanë Black Hawk brenda një baze në Gjirin Persik.  

Episodet dëshmojnë për një ndryshim paradigme: ushtritë e mëdha që veprojnë me linja fronti dhe në gërshetim shumëarmësh, nuk arrijnë të ruajnë ritmin e qitjes, sepse konsumojnë më shumë nga sa mund të mbështesë logjistika përkundër kundërshtarëve që përgjigjen me armë më pak të sofistikuara, por më efektive në raport me doktrinën operative dhe synimet mbrojtëse. Që konsistojnë në vijueshmërinë e përgjigjes.

P.sh operacioni “Tërbimi Epik” i SHBA që po kryhet aktualisht në Iran, konsiderohet si fushata më intensive në historinë e re me 5 197 municione në 96 orët e para përkundër vetëm 735 bombave dhe raketave të përdorura në Libi ku në mars-tetor 2011 u përdorën 20 000 municione. Mirëpo pas 96 orëve të para shumë intensive, 14 sisteme të vëna në punë janë në krizë municionesh.

Hezbollah pretendon madje se me dronë dhe mjete të lira të testuara në luftën e Ukrainës, ka shkatërruar 100 tanke izraelitë në 48 orë, një katastrofë.

Mediat citojnë kreun e ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhnyi sipas të cilit ndryshimi I metodës së luftitmi i lejon sot çdo vendi që të luftojë me një efektivitet që tejkalon tërësisht situatën e tij demografike dhe ekonomike. Për ta ilustruar, humbjet e Izraelit cilësohen si më të mëdhatë në 40 vjet  që aktualisht ka konsumuar 80% të gjurmuesve të vet Arroë 2 dhe Arroë 3, 54% të raketave David Sling, 45% të gjurmuesve amerikanë THAAD. Ushtria izraelite raportohet të ketë paralajmëruar se pas 900 ditësh lufte që nga 7 tetori, po i afrohet pikës kritike të rezervës që vë në pikëpyetje kapacitetin për të vazhduar operacionet.

Përkundër kësaj platforme ushtarake Irani paraqitet me armë që i takojnë gjeneratës së re që nisin me raketat hipersonike Fattah 2, e cila modifikon trajektore, raketa me rreze të mesme Khorramshahr, raketa balistike Kheibar Shekan me kokë 1 tonëshe me saktësi të lartë, raketa Sejjil…dhe dy njësi kruiz: Soumar dhe Noor si dhe dronët e njohur. Irani ka ndërtuar strategji për luftë asimetrike edhe në det. Përtej konsideratave tekniko-profesionale, duhet thënë se lufta aktuale është e para që ka ekspozuar mangësitë e SHBA në strategji dhe handikapet e saj si ushtri konvencionale që tashmë do të duhet të kalojë në drejtime të tjera.

Lufta e sotme mesa duket po bëhet përherë e më sfiduese edhe nga njësi të vogla që sigurojnë fuqi zjarri disproporcionale me burimet e tyre, nuk kanë nevojë për planëzim strategjik dhe që sigurojnë efektivitet. Qoftë edhe për këtë arsye, SHBA i duhet më shumë se kurrë të fitojë në këtë përballje në mënyrë që ta bëjë reformimin jo me kostot e një humbjeje që do të ketë pasoja të pakthyeshme, por edhe për të adresuar në mënyrë të shpejtë dhe urgjente riorganizimin e mbrojtjes kolektive në kushtet e reja. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.