Qeveria greke prezanton masa lehtësuese në përballje të krizës së çmimeve të naftës

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar një paketë masah lehtësuese përkundër krizës që po gjenerohet nga kriza në Gjirin Persik. Me një buxhet prej 300 milionë eurosh, paketa parashikon subvencionim për familjet me të ardhura të ulëta për çmimin e karburantit, mallrave të shportës, fertilizuesve dhe biletave të trenit. Po kështu paketa parashikon mbështetje shtesë për familjet dhe fëmijët.
Mitsotakis ka njoftuar krijimin e një platforme që u mundëson familjeve të aplikojnë për lehtësim financiar, një rritje të pagës minimale nga 880 euro në 920 euro për sektorin publik dhe privat.

Add new comment